E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli fton opozitën të kthehet në Kuvend

Njëkohësisht znj. Topalli i kërkoi opozitës të ndalë bojkotin parlamentar, duke kryer kështu detyrën e saj për të përfaqësuar votuesit në parlament.
     
Gjatë një konference për shtyp, kryetarja e Kuvendit falënderoi autoritetet e Parlamentit Europian për këtë rezolutë mbështetëse dhe ftoi deputetët e opozitës të hyjnë në parlament.
     
"Ne kemi detyra të shumta për të bërë së bashku dhe jam e sigurte se ashtu siç kemi gjetur konsensus për shumë ligje të rëndësishme, përfshirë edhe Kodin Elektoral, do të vazhdojmë të punojmë për të bërë amendamentet për përmirësimin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it", deklaroi znj. Topalli.
     
Ajo ftoi opozitën të lexojë me kujdes rezolutën e PE-së, që kërkon të ndalet bojkoti dhe opozita të hyjë në parlament për t'i qëndruar kontratës së saj me qytetarët shqiptarë.
     
"PE vë në dukje se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin në BE dhe se Këshilli ka marrë vendim për të ftuar Komisionin të përgatisë opinionin e vet mbi aplikimin e vendit. PE inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave, në shërbim të progresit ekonomik dhe social të qytetarëve të saj, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e anëtarësimit në BE", tha znj. Topalli.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›