Krijohet database per sipermarrjet turistike ne Shqiperi
Shqipëria ka për herë të parë një Database për Sipërmarrjet Turistike në Shqipëri.
Projekti i nisur këtë verë ka përfunduar dhe u prezantua nga zv/ministrja e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Znj. Suzana Turku; Drejtori i Zyrës për Shërbimet Turistike, Benard Terkuçi; Rektori i Universitetit Europian për Turizmin, Salvatore Messina, si dhe përfaqësues të bashkive të vendeve të rajonit që janë pjesë e projektit TOUR GRATE, Bashkia e Latianos, Nardos dhe Mesagnes në Itali.
Studimi i parë i këtij lloji në vendin tonë është realizuar nga Universiteti Europian për Turizmin (EUFT) në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Turistik (ZTSH) në Shqipëri.
Studimi është pjesë e projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, i cili përfshin disa vende të rajonit dhe financohet nga Bashkimi Europian.
Në studimin për databazën e turizmit shqiptar u analizuan disa qindra ndërmarrje turistike.
Analiza e tyre u mbi bazën e 7 kategorive, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të ndërmarrjeve dhe aktiviteteve turistike.
Prof. Messina u shpreh se në strukturat pritëse, sektori më i zhvilluar është ai i hoteleve.
“Nga të dhënat tona rezulton se 96.4 për qind e aftësive pritëse për turistët në vend janë hotele dhe 1.65 për qind janë dhoma dhe ambiente me qera. Pjesa tjetër e akomodimit përfshin, hotel, shtëpi fundjave etj”, u shpreh ai.
Zv/ministrja e Turizmit, Suzana Turku vlerësoi se projekti tregon pikat e forta dhe të dobëta të turizmit shqiptar dhe shtron nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes gjithë faktorëve.
Ajo vlerësoi si të një rëndësie të veçantë dhe frymën e bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit, por dhe të dhënat reale që jep për sektorin privat.
Ai pohoi se me këtë database nga ana cilësore jepet një produkt i përbashkët turistik për rajonin.