E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese te arrestuar per konfliktin ne gjykaten e Lezhes

Pesë persona janë arrestuar për ngjarjen e ditës së premte në ambjentet e gjykatës së Lezhës, ku një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Sipas policisë së Lezhës, të arrestuar janë Alban Deda 37 vjeç nga Lezha, Viktor Vërshimi 19 vjeç nga Mamurrasi i plagosur, Ermal Lulashi 26 vjeç nga Shëngjini, Sokol Sejdia, 36 vjeç banor në Lezhë, Mëhill Ndreu 57 vjerç banor në lezhë.

Këta persona akuzohen se janë autorë të krimit me pasojë vdekjen e Endri Betaj dhe plagosjen e të tjerëve.

Konflikti ka nisur për motive pronësie pasi familja Deda kishte hapur gjyq me familjen Ndreu duke pretenduar se kishte ndërtuar një lokal dhe hotel në tokën truall në pronësi të tyre në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Sherri në fillim ka nisur brenda në gjykatë ndërsa po bëhej një seancë përgatitore për çështjen, dhe më pas ka degjeneruar me armë zjarri dhe sende të forta jashtë në rrethinat e institucionit gjyqësor.

Ngjarja e bujshme bëri që forcat speciale të mbërrinin në qytetin e Lezhës duke marrë në siguri gjykatën dhe insitucione të tjera shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›