Vrasja ne Shengjin policia arreston 2 te dyshuar
25-vjeçarja Anisa Opingari, trupi i pajetë i të cilës u gjet në korrik të vitit 2011 në malin e Shëngjinit, do të trafikohej jashtë vendit.
Kjo është bërë e ditur nga policia e Lezhës, e cila ka arrestuar edhe dy autorët e dyshuar për vrasjen e 25- vjeçares nga Fieri.
Genci Biqmeti, 43 vjeç dhe Sokol Backa, 26 vjeç që të dy banorë të qytetit të Fierit janë vënë në pranga pas një hetimi të shtrirë të kryer në bashkëpunim edhe me drejtorinë e policisë së Fierit.
Nga hetimet e para, mësohet se dy të arrestuarit kanë patur për qëllim trafikimin e 25-vjeçares Opingari, dhe kishin udhëtuar së bashkë me të drejt Shëngjinit.
Zbulimi i Biqmetit dhe Backës, të dyshuar kryesorë për vrasjen ka ardhur pas zbardhjes së tabulateve telefonike dhe një hetimi mbi personat që kishin patur kontakte me vajzën para se ajo të zhdukej.
Po sipas burimeve policore, dy të dyshuarit kanë mbërritur në Shëngjin pak para se 25-vjeçarja Opingari të gjendej e vdekur dhe duket që mospranimi prej saj i kërkesës së dy të arrestuarve për të udhëtuar jashtë vendit, ka nxitur dhunën ndaj saj dhe më pas edhe vrasjen e 25-vjeçares.