Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit Te rritet cilesia e transportit publik ne kryeqytet
Bashkia e Tiranës, u bën thirrje të gjithë operatorëve të transportit urban në kryeqytet të përmirësojnë shërbimin sipas kushteve të kërkuara.
Në një dalje për mediat, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve Geron Ibrahimi në Bashkinë e Tiranës, u kërkoi të gjithë operatorëve që të respektojnë oraret e vendosura, nga ora 05 e mëngjesit, deri në orën 24.00, orarin e përcaktuar për t’u paraqitur në stacion, si dhe shërbim korrekt ndaj qytetarëve.
Ibrahimi tha se në sajë të një pune 1 mujore të vëzhgimit të 10 linjave urbane në qytet, janë konstatuar 109 shkelje administrative të cilat janë ndëshkuar me gjobë.
Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve paralajmëroi se nëse nuk respektohen kushtet ndaj shërbimit për qytetarët në transportin urban, do të merren masa deri në heqjen e licencave ndaj operatorëve përkatës.
“Bashkia e Tiranës, së fundmi ka kryer një kontroll të detajuar, përsa i përket shërbimit në transportin publik.
Në fund të këtij kontrolli, ne kemi ndërmarrë edhe masa penalizuese në 109 raste.
Meqenëse Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, në fokus të punës së saj do të ketë jo vetëm mbrojtjen e konsumatorit, por edhe informimin, edukimin dhe këshillimin e biznesit, në raport me qytetarin e Tiranës, si konsumator, ftojmë të gjithë operatorët e 10 linjave qytetëse fillimisht, por edhe linjave ndërqytetëse, të marrin masa të menjëhershme, sa i përket rritjes së standardit, në shërbimin e transportit publik, sa i përket nisjes së fillimit të punës, në orën 5 të mëngjesit, mbarimit në orën 24, veshjes, paraqitjes, pastërtisë dhe gjithë kritereve, frekuencave që janë shumë të rëndësishme dhe që duhet të jenë sipas rregullave dhe kritereve të vetëmiratuara nga Bashkia e Tiranës dhe nga operatorët.
Në rastet kur ne do të hasim problematika të përsëritura, do i propozojmë Kryetarit të Bashkisë edhe revokimin e licencës”, shtoi ai.
Konkretisht, ai tha se shpesh subjektet e shmangin këtë orar dhe orarin e përfundimit në orën 24.00, gjë të cilën e kanë detyrim kontraktual ligjor.
“Edhe njëherë, në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ftojmë të gjithë operatorët të marrin masa të menjëhershme, për rritjen e cilësisë në shërbimin e transportit publik, për qytetarët e Tiranës”, theksoi ai.