Dell: Politikanët, të përmirësojnë imazhin e Kosovës
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka bërë të ditur se politika duhet të punojë më shumë për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe klimës ekonomike.
Qeveria dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në mënyrë që të krijojnë vende të reja pune. Duhet të punohet për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe se bizneset së bashku me qeverinë, duhet ta përmirësojnë klimën për biznesin në Kosovë si dhe përmirësimin e rendit dhe ligjit, u shpreh Dell.
Dell gjithashtu tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me fqinjët e saj dhe se përpara se të mohoen mallrat serbe, duhet të shohin se çfarë sjellin ato. Dell tha se nuk mund të ndërtohet një Kosovë demokratike duke u bazuar në urrejtje ndër etnike.