Obama Perparim i madh ne marrdheniet SHBA-Brazil

Presidenti Barak Obama tha se ka patur perparim te madh ne marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Brazilin megjithese ende ka shume pune per tu bere. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson njofton se presidenti i beri keto komente pas takimit qe zhvilloi ne Shtepine e Bardhe me presidenten e Brazilit Dilma Rousseff ne te cilin u diskutuan marredheniet dypaleshe ekonomike dhe tregtare si dhe ceshtjet globale perfshire ekonomine boterore.
Vizita e presidentes Rousseff erdhi pak me shume se nje vit pasi presidenti Obama vizitoi Brazilin gjate nje turneu qe ai beri ne Ameriken Latine.
Ekonomia e gjashte me e madhe ne bote Brazili ka rezerva te medha te naftes dhe nje klase te mesme e cila vazhdon te zgjerohet. Brazili gjithashtu eshte duke luajtur nje rol udheheqes gjithnje e me agresive ne ceshtjet globale duke perfshire edhe organizatat si Grupi i 20 vendeve me te industrializuara dhe vendeve ne zhvillim.
Ne mesin e ceshtjeve qe ata diskutuan ne kete takim ishin tregtia investimet ne teknologji dhe novacione energjia alternative dhe iniciativa te perbashketa arsimore perfshire programet e bursave per studentet braziliane qe po ndjekin studimet ne universitetet amerikane.
Presidenti Obama vuri ne dukje progresin social te Brazilit dhe rolin e madh te ketij vendi ne ceshtjet boterore.
Kalimi nga diktatura ne demokraci rritja e jashtezakonshme ekonomike nxjerrja e miliona njerezve nga varferia dhe marrja e rolit udheheqes ne rajon dhe ne bote jane arritje te medha per Brazilin.
Zoti Obama e quajti Brazilin udheheqes ne prodhimin e bio-karbureve dhe tha se Shtetet e Bashkuara mund te behen konsumator i madh i naftes dhe depozitave te gazit te Brazilit. Presidentja Rousseff tha se sektoret e naftes dhe gazit jane nje mundesi e madhe per bashkepunim.
Presidentja Rousseff tha se dy udheheqesit diskutuan edhe mbi situaten globale financiare perfshire perpjekjet e Evropes per te stabilizuar krizen e borxheve atje.
Gjate ketij takimi ne kemi trajtuar edhe shqetesimin tone ne lidhje me krizen nderkombetare e cila ka cuar ne rritjen e paqendrueshmerise rritje te vogel ekonomike dhe rritjen e nivelit te papunesise ne disa rajone te botes.
Zonja Rousseff tha se ajo i shprehu shqetesimin e saj zotit Obama per politikat ekspansioniste monetare qe ajo tha se mund te cojne ne zhvleresimin e monedhes ne vendet e zhvilluara dhe mund te demtojne rritjen ekonomike ne vendet ne zhvillim.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney nuk u tha gazetareve se cila ishte pergjigja e menjehershme e presidentit Obama ndaj ketij komenti te udheheqeses braziliane.
Asnjeri prej udheheqesve nuk komentuan mbi programin berthamor te Iranit apo vendosjen e sanksioneve globale kunder ketij vendi. Ne nje deklarate te perbashket ata thane se mbeshtesin fuqishem perpjekjet nderkombetare per mosperhapjen e armeve berthamore sigurine berthamore dhe carmatimin.
Vizita e presidentes Rousseff ne Shtetet e Bashkuara ndodh vetem disa dite para takimit te gjashte te vendeve te kontinenteve amerikane qe do te zhvillohet ne Kartagjene te Kolumbise ne te cilin do te marrin pjese 33 udheheqes perfshire presidentin Obama dhe presidenten Rouseff. Kuba nuk do te marre pjese ne kete takim.
Udheheqesja braziliane tha se problemi i trafikut te droges dhe dhunes do te jene pjese e diskutimeve ne kete takim.