E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet këshilli kombëtar për të drejtat e njeriut

Igli Totozani

Nënshkrimi i marrëveshjes me shoqërinë civile në kuadër të krijimit të një këshilli kombëtar për të drejtat e njeriut dhe njohja me ankesat e shkodranëve në drejtim të institucioneve shtetërore, ka sjellë në Shkodër Avokatin e Popullit ,Igli Totozani. Fillimisht ai ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile ku ka theksuar se një ndër pikat më të rëndësishëm të programit 5 vjeçar të institucionit që ai drejton është dhe aleanca e ngushtë me shoqërinë civile dhe masmedian.

“E rëndësishme është krijimi i aleancave mbi baza funksionale që ato të funksionojnë realisht”, tha Totozani. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me shoqërinë civile, Avokati i Popullit ka theksuar se çdo problem individual është njëkohësisht dhe problem i shoqërisë. Dhe kush më mire se ato që janë të organizuar në grupe interesi, në OJF, mund të diskutojnë në nivel kombëtar këto problematika.

Qytetarë pranë zyrës së Avokatit të Popllit në Shkodër

“Qëllimi ynë është jo vetëm të zgjidhim hallin e çdo qytetari por në nivel kombëtar ti trajtojmë ato me seriozitetin e duhur , me seriozitetin që kërkohet, u shpreh Totozani. I pyetur lidhur me deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Ministri i Drejtësisë Halimi për gjendjen e burgjeve, se ato janë si hotele me 5 yje, ai tha se të tilla nuk janë por ka përmirësime në rënien e mbipopullimit në burgje, në zvogëlimin e keqtrajtimeve ku nuk kemi një fenomen por raste individuale që kujdesemi ti trajtojmë në kohën e duhur”.

Avokati i Popullit Igli Totozani ka pritur qytetarë  shkodranë që kanë dashur të ankohen për probleme të ndryshme  dhe numri i tyre ka qenë i madh. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›