E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Varfëria nuk luftohet me shkatërrimin e të pasurve

 Kreu i qeverisë shpalosi politikën e tij të djathtë për uljen e taksave të biznesit, teksa theksoi se nuk mund të zhduket varfëria duke shkatërruar të pasurit, duke iu kundërpërgjigjur kreut të opozitës.

 Berisha premtoi gjithashtu se do të ketë të tjera vendime për ngushtimin e procedurave për marrjen e lejeve për biznesin.

“Ne besojme se taksat e ulëta janë shumë herë më të dobishme për shoqërinë se sa taksat e larta. Nuk do ketë rritje taksash, por ulje të mëtejshme të tyre. E vërteta është se bota përjetoi krizën më të thellë, jo se ajo u gjet me taksa të ulëta, por se u gjet me taksa të larta. E vërteta tjetër është se studimet shumë të besueshme kanë faktuar se çdo dollar i ulur nga tatimfitimi apo taksa e të ardhurave, 0.4 për qind i shkon punonjësit”, tha Berisha.

“Ata që mendojnë se do të gjallërojnë ekonominë duke shkatërruar të pasurit do të rikthejnë ato cikle që u provuan më rrënimtaret në historinë e njerëzimit. Thirrjet e tyre të kujtojnë kohërat e nepit, por nëse është faktuar në mënyrën më të sigurt një gjë, të varfrit nuk ndihmohen kurrë duke shkatërruar të pasurit në një vend të lirë. Nuk besojmë në dogmën marksiste të taksave të larta, jemi dhe do bëjmë gjithçka të ruajmë pozicionin e vendit me taksa më të ulëta në botë", shtoi ai.

Berisha premtoi një paketë të re reformash në vend. “Sot është jetike një paketë e re reformash. Sot është vendimtare një përpjekje e re për të bërë sërish më kompetitive ekonominë shqiptare”. Në këtë kontekst, ai premtoi shkurtimin e kohës dhe procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit. “Në Tiranë duhet 1 vit e gjysmë për të marrë leje ndërtimi. Ne do e bëjmë 35 ditë për të marrë lejen, nga 23 procedura do mbeten 5 procedura”, vijoi.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-30 10:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›