E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: “Censusi” po mbahet peng nga Athina

Sipas AK-së, Athina po mban peng saktësnë e të dhënave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare.

“Aleanca KuqeZi kundërshtoi me forcë dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pikërisht këto dy pyetje të “censusit” sepse NE e dinim që qeveria do t’i manipulonte shifrat zyrtare të pakicave etnike dhe të dhënat për komunitetet fetare si rrjedhojë e marrëveshjeve të fshehta dhe direktivave të Athinës zyrtare. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tonë”, thekson kjo parti.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të “censusit” për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe afateve të përcaktuara prej tij për procesin e regjistrimit të popullsisë. “Sot pas 6 muajsh Greqia nuk pranon të miratojë të dhënat e censusit për shkak se shqiptarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes se Aleancës KuqeZi për mos plotësimin e kushteve helene, përkatësisht pyetjes për etninë dhe fenë në ‘census’”, theksoi koordinatori, Redi Ramaj. Ai shtoi se me mos publikimin e të dhënave është shkelur ligji, ndaj, Ramaj i kërkoi qeverisë që të bëjë transparencë për të gjithë procesin e “censusit” për të cilin u shpenzuan plot 14 milion euro, vetëm për t’i plotësuar haraçet Athinës Zyrtare. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-30 12:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›