E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Marrja e statusit ndikon në thithjen e investimeve”

Gjatë bisedës, Meta e informoi Senatorin Cardin për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke nënvizuar klimën me pozitive të krijuar gjatë muajve të fundit.

Kryetari i LSI-së vlerësoi gjithashtu edhe ndihmën e SHBA në kuadër të OSBE-ODIHR për arritjen e standardeve më të larta elektorale përmes realizimit të reformës zgjedhore. 

Meta dhe Senatori Cardin ndanë mendimin se SHBA duhet të inkurajojë më tepër investime amerikane ne Shqiperi me qellim forcimin e lidhjeve tregtare, zhvillimin ekonomik te vendit dhe krijimin e mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë. Gjithashtu, Meta ka zhvilluar një takim edhe me Senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit dhe i Komisionit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Gjatë bisedës, dy personalitetet ndanë mendimin se marrja sa më e shpejtë e statusit të kandidatit në BE, do të kontribuojë pozitivisht në thithjen e investimeve të huaja dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit. /Start/

                                                                                             2012-03-30 15:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›