Kongresi i PD-së shtyhet në 14 dhjetor

Shtyhen zgjedhjet e 12 dhjetorit brenda Partisë Demokratike. Axhenda e ngjeshur e Kryeministrit Berisha, i cili është edhe kandidati i vetëm për postin e kreut të partisë, ka qenë arsyeja kryesore pse Partia Demokratike i lë zgjedhjet brenda saj për më datën 14 dhjetor. Kongresi i PD-së është shtyrë nga 12 dhjetori në 14 dhjetor për shkak të vizitës së kreut të PD-së dhe kryeministrit Berisha në Vatikan. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kryeministri Berisha do ketë një takim me Papën. 12 dhjetori do jetë hera e parë që Sali Berisha do jetë në audiencë me Papa Benediktin e XVI.