Krim brenda familjes burri vret gruan dhe me pas veteplagoset
Krimi brenda familjes ka tronditur sërish sot banorët e kryeqytetit. Një burrë ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëplagosur me të njëjtën armë.
Një 42 vjeçar ka vrarë bashkëshorten me automatik dhe më pas me të njëjtën armë ka qëlluar edhe veten.
Alketa Cani, 37 vjeçe, nënë e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshorti, Ilirjani, është dërguar në spitalin ushtarak në gjëndje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në banesën e çiftit, në rrugën Sadik Petrela, në zonën e kodrës së priftit në Tiranë.
Shkak sipas policisë, dyshohet të ketë qenë një prej zënkave të zakonshme mes çiftit, për shkak të teprimit me pijen alkoolike nga Ilirjani.
Për fqinjët ngjarja ishte e papritur pasi si Alketa dhe Ilirjani, thuajse ishin të panjohur për shkak se nuk ngatërroheshin me askënd në lagje.
Ilirjani mësohet se punonte në një repart ushtarak në Tiranës, si pjesë e stafit civil, ndërsa Alketa si shitëse në një nga qendrat më të mëdha të shitjes së xhinseve në kryeqytet.
Ngjarja vjen vetëm 3 ditë pasi Valbona Çarçani u vra nga bashkëshorti i saj, Genci, ndërkohë që është vrasja e trete brenda 3 ditëve në Tiranë.
Rritja e krimeve të rënda në javët e fundit ka shtyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë që mbrëmjen e të hënës të nxjerrë edhe forcat speciale RENEA dhe FNSH-të në terren në një plan masash për kontrollin e territorit në akset kryesore të vendit.