E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekja e shqiptarëve, policët në Greqi: Jemi të lodhur e të ezauruar

Policët e Thesprotisë, të cilët kanë marrë pjesë në kërkimet për shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas, shprehen të lodhur dhe të pafuqishëm për të përballuar detyrat. 

Në një letër të tyre që është bërë publike në media, ata denoncojnë abuzimin me orarin e punës dhe flasin për oficerë policie që me këtë rast kanë përmbushur vetëm ambiciet personale. 

“Kjo situatë nuk nderon askënd dhe ekspozon përgjegjësit, të cilët planifikuan dhe koordinuan operacionin për kapjen e të arratisurve nga burgu, operacion që rezultoi vetëm stres për punonjësit e policisë. Në këtë fazë, gjithcka që është arritur, është shterrimi i kolegëve tanë, të cilët përballen me detyrat dhe me rrezikun e një përleshjeje të armatosur, por me rezultate të padëshirueshme”, thuhet në letrën e tyre. 

Po sipas letrës, sjellja e lidershipit politik ka lejuar një grup oficerësh ambiciozë të japin përmes mediave, një qasje për tërë çështjen, duke kënaqur ambiciet personale dhe jo qëllimin. 

Policët e Thesprotisë kërkojnë nga krerët të sigurojnë kushte humane të punës për policinë, e cila në këtë kohë është e goditur nga varfëria dhe është e pambrojtur. 

Në fund ata nxisin gjithë kolegët dhe të gjitha shoqatat e përfshira Divizionet e Policisë, të marrin pjesë së bashku në këtë sfidë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›