Krim me vetem viktima
Te fut ne mendime lajmi per arrestimin e nje imigranti shqiptar ne Itali te akuzuar se ka abuzuar seksualisht me djalin e vet pesevjecar duke ia puthur organin gjenital.
Gjykata italiane ne Reggio Emilia e paska regjistruar aktin me ane kamerash te instaluara ne apartamentin e te pandehurit pasi vete femija iu kishte rrefyer edukatoreve ne kopsht per zakonin e te atit.
Lidhja e imigranteve shqiptare ne Itali dhe banore te zones nga e ka prejardhjen i pandehuri kane protestuar me force ndaj arrestimit duke e shpjeguar puthjen e perseritur te penisit femijeror si gjest sa te pafajshem aq edhe tradicional i cili vetem deshmon dashurine e vecante per femijen mashkull ne familjet shqiptare.
Kane doemos te drejte te gjithe ata qe e lexojne nje incident te tille si keqkuptim ose perplasje kulturash dhe nuk besojne se ky pater familias nga Dukati burre perndryshe i respektuar te kete abuzuar seksualisht me te birin.
Me ane tjeter ti puthesh nje femije qofte edhe femijes tend organin gjenital nuk eshte nga ato gjeste qe mund te shperfillen vetvetiu si folklorike ose tradicionale dhe tiu lihet ne dore etnografeve dhe specialisteve jo forcave te rendit e te ndihmes sociale.
Vite me pare nje cift shqiptaresh me banim ne ShBA u perndoqen ligjerisht per dicka te ngjashme ose menyren e papranueshme per amerikanet si e kishin trajtuar femijen e tyre te mitur ne publik.
Nuk di si perfundoi ligjerisht atehere ajo ceshtje por mbaj mend qe opinioni vendes i dha menjehere perparesi nevojes per mbrojtje te femijes ndaj argumentit etnografik dhe ekzotizues qe ofruan prinderit nepermjet avokatit te tyre.
Ne pergjithesi dihet se imigrantet i bartin me vete zakonet kur shtegtojne nga nje vend ne tjetrin si pjese te identitetit te tyre dhe te menyres si e perjetojne boten madje edhe kur keto zakone tradita dhe rituale bien ndesh me ligjin ekzistues ne vendet mikpritese.
Shtetet nga ana e tyre nuk kane ndonje detyrim te respektojne ose te mirekuptojne te gjitha zakonet ritualet dhe besetytnite e ardhesve por vetem tiu kerkojne ketyre te njohin dhe te ndjekin ligjin dhe rregullat e bashkejeteses ne vendet ku kane zgjedhur te jetojne.
Per me teper cfare akuzohet se ka bere imigranti Nexhip Qepi eshte moralisht ne mos ligjerisht e papranueshme jo vetem ne Itali e kudo gjetiu ne Perendim por edhe ne Shqiperi vete.
Prandaj te theksosh me protestuesit se nuk kishte asgje te gabuar ne veprimin e babait i cili i lumtur ne vazhdimesine e familjes ashtu sic shihet roli i djalit ne familje e ka puthur te birin pikerisht ne shenje te ketij gezimi eshte e pasakte eshte e gabuar dhe eshte njelloj e denueshme.
Te puthesh nje femije te vogel ne organin gjenital nuk perben ndonje tradite mbareshqiptare as ndonje tipar konstitutiv te shqiptarise. Nese zakoni ekziston ende ne ndonje katund eshte koha per ta lene pas madje per ta stigmatizuar me force se bashku me shume zakone te tjera arkaike dhe absurde mbeturina te nje vizioni per jeten qe ska gje te perbashket me modernitetin as me dinjitetin e njeriut dhe te vete femijes.
shte njelloj kunderprodhuese te mbrosh prapambetjen e nje kategorie bashkatdhetaresh dhe refuzimin e tyre per tu pershtatur disi me mjedisin ku gjenden me argumente qe vec ekzotizojne disa nga aspektet me mjerane te tradites dhe te patriarkalizmit.
Sot e bejme kete me babane qe ia puth penisin te birit neser do ta bejme me nje tjeter bashkatdhetar burre zamani por qe e kalb te shoqen ne dru per hicgje pasneser me nje tjeter patriot saf por trushpelare qe vret nje njeri krejt te pafajshem ne zbatim te Kanunit.
Shpresojme se duke ia shpjeguar Evropes shqiptarine me terma etnografike duke e ekzotizuar cdo sjellje kriminale e duke ia faturuar cdo brutalitet e brutalizim tradites do te perligjim mangesite deshtimet dhe shemtite qe na ndjekin nga pas kur shtegtojme.
Ne vend qe te reflektojme bashkerisht pse ndodhin keto konflikte e pse shkaktohen keto trauma duam qe Evropa te na keqyre si te ishim shtaze te rralla te zbritura nga mali te denja per vemendje zoologjike.
Edhe vete kultura jone reflekse po e ushqen obsesivisht kete vizion duke i meshuar te cuditshmes ekzotikes te rralles shokueses ose gjithckaje qe mund ti terheqe vemendjen Perendimorit te nginjur dhe indiferent.
I ziu Nexhip Qepi eshte me shume viktime sesa fajtor viktime e te gjitha atyre proceseve ekonomike politike dhe kulturore qe e shkulen nga Dukati ne maje te malit per ta katapultuar ne Reggio Emilia ate vete por edhe bagazhin e tij etnografik folklorik dhe mesjetar per faj te te cilit tani ka perfunduar ne qeli te burgut.
Te solidarizohemi me te meqe ia kuptojme jetersimin qe ka provuar ne perballje shpesh dramatike me nje kulture se ciles nuk i perket nuk do te thote qe edhe tia natyralizojme gjestin ne emer te nje shqiptarie folklorike dhe ekzotike e cila ne thelb nuk ekziston me pervecse si pretekst i inferioritetit tone.
Shumica e shqiptareve anembane botes i kane lene pas keto zakone ose i kane ritualizuar e formalizuar deri sa keto ta humbin impaktin ne jeten dhe psikologjine e viktimave. Nuk ka arsye pse te identifikohemi automatikisht me gjestin e vecuar te nje qyqari i cili nuk e kuptonte demin qe po i shkaktonte femijes me rrembushjet e veta sa aterore aq edhe te papershtatshme.
Nder bashkatdhetaret tane ka ende shume prapambetje padije vrazhdesi mesjete dhe besetytni por nuk jane keto vlerat qe na perfaqesojne dhe qe duhet te na perfaqesojne. Vete shqiptaria nuk eshte klub ekskluziv as skuader futbolli por projekt dhe program per tu siguruar shqiptareve lirine mbrothesine dhe lumturine kudo qe gjenden.
Shteti shqiptar ka per detyre ti dale krah imigrantit Nexhip Qepi qe ky te mos denohet kot per nje krim a kundervajtje te cilin nuk e ka kryer aq ai sa prapambetja e tij dhe e shoqerise nga ka ardhur ta ndihmoje me ekspertize ligjore dhe profesionale.
Per ne te tjeret incidenti ne fjale ndoshta do te sherbeje si perkujtese se femijet pikerisht ngaqe i kemi aq te shtrenjte meritojne vec dashurise edhe respekt e kujdes dhe sidomos mbrojtje totale nga dhuna shpesh e sterholluar dhe e sublimuar ne mijera forma se ciles i ekspozohen brenda kater mureve te shtepise e qe kurrsesi nuk mund te ofrohet si alternative e pranueshme ndaj pedofilise.
Shkrimi mund te lexohet i plote ne Res Publica dhe Shekulli Online