E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese intervista me deputetet

Komisioni i Ligjeve do te zhvilloje sot seancen degjimore me kandidatin per anetar te Gjykates Kushtetuese Artan Hoxha nderkohe qe neser do te jete radha e emrit te dyte te dekretuar nga presidenti gjyqtarit Fatmir Hoxha. Edhe pse ne kalendarin e miratuar nga Konferenca e Kryetareve ishte caktuar data 6 tetor per seancen e pare degjimore udhetimi i disa deputeteve te Komisionit te Ligjeve dhe i kryetarit te saj firma e te cilit duhet per shperndarjen e dosjeve shkaktoi shtyrjen e tyre. Ne pergjigjen qe kandidatet Fatmir Hoxha dhe Artan Hoxha i kane kthyer deputeteve qe te dy mohojne qe ne karrieren e tyre ne fushen e drejtesise te kene pasur mbeshtetje politike. Nderkohe te dy gjyqtaret deklarojne se nga problematikat qe hasen ne sistemin gjyqesor shqiptar vihet re mungesa e profesionalizmit e transparences dhe niveli i larte i korrupsionit. Lidhur me imunitetin e gjyqtarit dy te dekretuarit e Presidentit Topi shprehen se zgjidhja do te ishte kufizimi i tij dhe jo heqja e plote.

Paraqisni postet dhe funksionet qe keni mbajtur ne 15 vitet e fundit dhe jepni nje pershkrim te shkurter te punes per to.
Artan Hoxha Nga viti 1995 deri ne vitin 1997 kam ushtruar profesionin e avokatit. Nga viti 1997 deri ne vitin 1999 kam ushtruar funksionin e Drejtorit te Kodifikimit te Drejtesise. Gjate kesaj periudhe kam qene edhe anetar i Komisionit per hartimin e Kodit te ri te Familjes.Nga viti 1999 deri ne vitin 2008 kam ushtruar detyren e anetarit te Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise. Gjate kesaj periudhe kam mbajtur funksionin e Kryetarit te Komisionit te eshtjeve Ligjore me pas te Komisionit per Marredheniet me Pushtetet e tjera te Konferences Gjyqesore Kombetare si dhe kam qene anetar i Komisionit per Reformat ne Ministrine e Drejtesise. Ne kuadrin e ligjit te ri per administrimin e buxhetit te pushtetit gjyqesor kam qene gjithashtu anetar i Bordit te Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.Njekohesisht gjate kesaj periudhe dhe me pare kam perfaqesuar Shqiperine si Kryetar i Delegacioneve ne dy Komitete te Keshillit te Evropes PCOC dhe CDPC.
Fatmir Hoxha Qe nga Korriku i vitit 1991 e deri me sot kam punuar si gjyqtar ne Gjykaten e Faktit e ne Gjykaten e Apelit.Kam shqyrtuar dhe dhene vendime per ceshtjet civile penale administrative etj.Nga Korriku 1991 - Gusht 1996 kam punuar gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Puke.Nga Shtatori 1996 - Shkurt 1998 kam punuar gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane.Nga Shkurti 1998 e ne vazhdim punoj gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Shkoder.

A keni pasur presione ne ushtrimin e detyres suaj Si keni vepruar A mund te jepni shembuj konkrete
Artan Hoxha Per shkak te nivelit te larte ku kam ushtruar funksionin e gjyqtarit dhe distancimit personal qe kam zgjedhur ndaj ambientit nuk kam lejuar hapesira per tu ndikuar ne veprimtarine time.
Fatmir Hoxha Presion te drejtperdrejte nuk kam pasur.
Ne dijenine tuaj a ka pasur ndonje lobing nga forca politike apo te nje natyre tjeter ne procesin e perzgjedhjes se kandidatures suaj per anetar te Gjykates Kushtetuese
Artan Hoxha Jo.
Fatmir Hoxha Ne dijenine dhe bindjen time nuk ka pasur lobing nga forcat politike ne procesin e perzgjedhjes se kandidatures sime per anetar te Gjykates Kushtetuese.

A jeni larguar ndonjehere nga detyra qe keni mbajtur ne sistemin e drejtesise dhe pse
Artan Hoxha Jo. Ne shkurt te vitit 1994 kam dhene doreheqjen nga detyra ne Ministrine e Drejtesise per te vazhduar studime te thelluara ne fushen e te drejtes penale nderkombetare ne Fakultetin e Drejtesise Hugo de Groot Universiteti i Leiden Holande.
Fatmir Hoxha Nuk jam larguar asnjehere nga detyra qe kam mbajtur ne sistemin e drejtesise.

A keni dhene gjate karrieres suaj ne sistemin e drejtesise vendime apo keni kryer hetime per vepra penale te nje natyre politike para viteve 1990
Artan HoxhaJo.
Fatmir Hoxha Nuk kam dhene vendime si dhe nuk kam kryer hetime per vepra penale te konsideruara politike te para viteve 1990.

A keni dhene vendime apo ndermarre veprime qe jane ne kushtet e konfliktit te interesit me detyren qe keni mbajtur
Artan Hoxha Jo
Fatmir Hoxha Nuk kam dhene vendime qe jane ne kushtet e konfliktit te interesave dhe qe te bien ndesh me ushtrimin e detyres se gjyqtarit.

Ju lutem shpalosni kendveshtrimin tuaj per reformen ne gjyqesor dhe cfare do te beni ne rast se zgjidheni per te arritur nje gjyqesor te standardeve evropiane
Artan Hoxha Konstatohet se ofrimi i dhenies se drejtesise nuk eshte ne nivelin dhe standardet qe kerkohen dhe se vazhdimi i thellimit te reformave ne sistemin gjyqesor eshte i domosdoshem. Si anetar i Gjykates Kushtetuese kontributin ne reformimin e sistemit gjyqesor do ta jepja nepermjet vendimmarrjes kushtetuese e cila do te bazohet edhe ne aktet dhe standardet nderkombetare jurisprudencen e CiJEDNJ duke afruar dhenien e drejtesise me standardet evropiane.
Fatmir Hoxha Ne rast te zgjedhjes si anetar i Gjykates Kushtetuese ne radhe te pare do te perpiqem qe vendimet e mia ti mbeshtes ne precedentet e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg duke u bazuar ne respektimin e parimeve te paanesise si gjykate barazise se paleve ne gjykim etj. parime te cilat me kane udhehequr ne veprimtarine time te deritanishme si gjyqtar.
Artan Hoxha Cili duhet te jete roli i Konferences Gjyqesore Si eshte ai aktualisht dhe cfare duhet bere ne te ardhmen
Konferenca e ka luajtur pergjithesisht rolin e saj megjithate per shkak te deklarimit antikushtetues te ligjit te saj organik Konferenca ne dy vitet e fundit ka pasur nje rol jo aktiv. Vleresoj se ne te ardhmen Konferenca gjendet perpara mjaft sfidash ate te rregullimit normativ te funksionimit te saj te zgjedhjes se anetareve te rinj te KLD-se si dhe te fuqizimit dhe rritjes se eficences se veprimtarise se saj.
Fatmir Hoxha Mendoj se roli i Konferences Gjyqesore nuk duhet reduktuar vetem ne zgjedhjen e anetareve te KLD-se.

Cilat jane semundjet e sistemit gjyqesor sot
Artan Hoxha Nga problematikat qe hasen ne sistemin gjyqesor do te vecoja ne menyre te permbledhur nivelin jo te duhur te profesionalizmit transparencen e cunguar ne dhenien e drejtesise fenomenet korruptive peshen e perceptimit negativ te opinionit publik lidhur me veprimtarine gjyqesore rregullimin jo te plote te karrieres gjyqesore etj. elemente keto qe ndikojne ne pavaresine dhe paanesine e gjykates dhe besimin e publikut ne te.
Fatmir Hoxha Ne perceptimin e publikut por dhe realisht sistemi gjyqesor eshte i prekur dhe i cenuar nga korrupsioni. Me gjithe perparimet e bera ne drejtim te transparences hedhjes se shortit informatizimit te gjykatave mendoj se per korrupsionin ne drejtesi nuk duhet folur ne pergjithesi. Korrupsioni eshte konkret dhe individual. Keto raste duhen identifikuar dhe ndeshkuar.

Cili eshte mendimi juaj per ceshtjen e imunitetit te gjyqtareve duhet te hiqet apo te kufizohet ai dhe si
Artan Hoxha Per mendimin tim mund te flitet per nje kufizim te imunitetit te gjyqtareve duke lejuar zhvillimin e hetimeve pa autorizim per nje kategorizim veprash penale te renda dhe qe lidhen me detyren.
Fatmir Hoxha Mendoj se imuniteti i gjyqtareve dhe jo vetem duhet kufizuar.

A mendoni se ka vend per permiresim te metejshem te sistemit check and balance ne Kushtetuten dhe ligjet shqiptare dhe pse
Artan Hoxha Ne nivel kushtetues nuk mendoj se ka ndonje nevoje te dukshme lidhur me sistemin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve. Ndersa ne ligjet qe rregullojne veprimtarine e pushtetit gjyqesor KLD-se Ministrise se Drejtesise Prokurorise Avokatise etj. ka vend per nje percaktim me te sakte te kompetencave dhe raporteve mes tyre pare nga kendveshtrimi i forcimit te pavaresise se pushteteve ne pergjithesi dhe atij gjyqesor ne vecanti.
Fatmir Hoxha Mendoj se sistemi check and balance eshte parashikuar mire ne Kushtetute. Jam kunder nderhyrjes se herepashershme ne Kushtetute. Besoj se eshte e rendesishme respektimi dhe zbatimi i parimeve te sanksionuara ne Kushtetute.

A mendoni se makinat shteterore me shofere te paguar nga shteti siguracion karburant servis dhe shpenzime te tjera jane te nevojshme dhe te domosdoshme per te ushtruar detyren e nje gjyqtari te Gjykates se Larte apo te Gjykates Kushtetuese
Artan Hoxha Nuk i vleresoj se jane te domosdoshme.
Fatmir Hoxha Ekzistencen e nevojes apo domosdoshmerise se mbajtjes se makines nuk e lidh me ushtrimin e detyres se gjyqtarit te larte apo kushtetues por me standardin kushtetues te moscenimit te buxhetit te gjyqesorit i cili perben nje nga aspektet e pavaresise se tij.
Artan Hoxha Nuk i vleresoj se jane te domosdoshme. Megjithate ka ende vend per permiresime dhe plotesime te jurisprudences sone kushtetuese lidhur me fusha te vecanta ku do te vecoja standardin mbi respektimin e procesit te rregullt ligjor vecanerisht lidhur me ekzekutimin e vendimeve brenda nje afati te arsyeshem konceptin e diskriminimit mbrojtja dhe garantimi i prones dhe jetes private etj. Gjykata Kushtetuese duhet te sherbeje si nje filter me i mire qe ceshtjet te marrin zgjidhje brenda sistemit duke parandaluar ne kete rast edhe sanksionet e panevojshme te GJEDNJ.
Fatmir Hoxha Ajo qe i mungon jurisprudences se Gjykates Kushtetuese lidhet me teper me pamundesine e saj per tu bere nje mjet efektiv per individet defekt i cili qendron ne vete ligjin e saj. Ne kete drejtim duke iu referuar dhe rekomandimeve te Keshillit te Ministrave te Keshillit te Evropes te vitit 2004 kerkohet nje nderhyrje ne ligj qe ajo te jete ashtu sic orienton Strasburgu - nje mjet efektiv. Qenia mjet efektiv lidhet me nderhyrjen qe duhet te beje Gjykata Kushtetuese.

Cila eshte arsyeja sipas jush qe ka nje ndryshim ne qendrimin e anetareve te KLD-se pas 1 viti nese Konferenca duhej te mblidhej vete apo duhej te pritej miratimi i nje ligji
Artan Hoxha Konferenca duhej te kishte qene me e vemendshme ne leximin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Fatmir Hoxha Une nuk e di qendrimin e anetareve te KLD-se ne lidhje me mbledhjen apo jo te Konferences Gjyqesore. Megjithate mosmbledhja e Konferences Gjyqesore nuk duhet lidhur me qendrimin e nje apo disa anetareve te KLD-se. Per fat te keq mosmbledhja e Konferences Gjyqesore per zgjedhjen e anetareve te KLD-se eshte pergjegjesi e te gjithe gjyqtareve.

Cili eshte opinioni juaj ne lidhje me procesin e perzgjedhjes se gjyqtareve dhe karrieren e tyre ne KLD A ndikon ky proces ne nivelin e korrupsionit ne drejtesi
Artan Hoxha Ashtu sikurse kam permendur me siper lidhur me karrieren gjyqesore rregullimi ligjor nuk eshte i plote gje qe sjell efekte edhe ne veprimtarine e KLD-se.
Mungesa e kritereve te qarta te zhvillimit te karrieres gjyqesore dhe disiplinimit te gjyqtareve le shteg per vleresime subjektive dhe ndonjehere mbi baza jo te drejta te karrieres gjyqesore. Ne keto kushte vleresoj se ky proces ndikon ne rritjen e nivelit te korrupsionit.
Fatmir Hoxha Procesi i perzgjedhjes se gjyqtareve eshte bere mbi baza konkurrimi dhe votat e marra ne KLD. Mendoj se emerimi apo transferimi i nje gjyqtari duhet motivuar me nje vendim te arsyetuar. shte nje hap shume i rendesishem dhe pozitiv perfundimi i procesit te vleresimit te gjyqtareve nga KLD mbi bazen e ketij sistemi dhe renditjes sipas pikezimit duhet bazuar karriera e gjyqtareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›