Zgjedhjet ne prag
Sinjalet mazhoranca po i jep. Nderkohe qe opozita i ka ne projektet e saj prej kohesh ato si alternative te moshapjes se kutive te votimit mazhoranca shpreson qe permes efektit surprize te befasoje me lancimin e zgjedhjeve te parakohshme pikerisht atehere kur i intereson asaj.
Pas kreditimit te aseteve elektorale me faktorin NATO tashme synimi per mazhorancen eshte absorbimi i faktorit liberalizim vizash qe gjithsesi pritet te kete efekt ne ndikimin e elektoratit gri.
Kurbat e orbitave te popullaritetit te kampeve politike ne mos kryqezuar tashme me prirje inverse nuk kane prirje te rezultojne te favorshme per nje mazhorance qe po konsumohet prej vitesh ne pushtet me te njejtin format dhe protagonizem.
Me heqjen e shumepritur te vizave per nje shoqeri te privuar kaq gjate dhe padrejtesisht nga molla e ndaluar per shkak te papergjegjshmerise se politikes por dhe lojes me dy porta te vete institucioneve evropiane mazhoranca po tundohet per te shpallur zgjedhjet e parakohshme duke shmangur jo vetem pataten e nxehte te hetimit te votave por dhe duke tentuar imazhin e nje force politike tolerante qe sakrifikon pushtet per shtet.
Trumbetimi me entuziazem ne media i rastit te Lituanise rastesisht me ngjashmeri ne profilin elektoral ku sipas mazhorances triumfoi qendra e djathte pavaresisht traumave te shkaktuara nga efektet e krizes globale terthorazi deshmon faktin se mazhoranca po pergatitet psikologjikisht per evenimentin e zgjedhjeve te shpejta te parakohshme ne perpjekje per ta ndare kete perceptim me vete elektoratin shqiptar per te inkurajuar precedentin qe paralelisht duhet ndjekur dhe tek ne nderkohe qe po terthorazi eshte me ne fund pohim i faktit se situata ne Shqiperi nuk eshte aq roze sic mund te jete pretenduar deri me tani.
Ndersa perpiqet te ngreje lart kuotat e saj qofte dhe momentalisht mazhoranca synon nderkohe te peshtjelloje perpjekjen platformen dhe kohezionin opozitar duke i meshuar akuzave per korrupsion brenda vete kampit opozitar gjenerimit te efekteve maksimale te marredhenieve me publikun rreth fraksionizmit e levizjeve brenda opozites permes mediave te kontrolluara dhe analisteve qe kane kapercyer ylberin promovimit te opozites surrogato duke mbeshtetur parti dhe zera kundra opozites reale - rasti promovimit te partive me emertesa te majta ish-lidereve ne azil politik etj.
Ne kete kontekst mazhoranca perpiqet te krijoje opoziten e saj dhe ne aspektin formal dhe mediatik kjo nuk mbetet nje ndermarrje e pamundur.
Sepse qofte dhe per nje miting ajo fare lehte mund te jape elektoratin e saj me qira thjesht dhe vetem per te krijuar iluzionin e masivitetit. Keto perpjekje jane nje tjeter tregues i terthorte i pragzgjedhjeve per te provokuar paraprakisht nje tymnaje ku kufiri mes reales dhe irreales humb dhe koha ne dispozicion nuk mundeson sqarimin dhe perceptimin optimal nga ana e nje pjese te elektoratit qe mund te votoje nen paragjykim.
Fair play
Perballe kesaj situate zgjedhjet e parakohshme nuk do te thone automatikisht fitore per opoziten nisur nga gjendja e veshtire ne vend sepse mazhoranca dhe lideri karizmatik i saj ka deshmuar se eshte e zonja te maksimalizoje performancen e saj per me teper qe liberalizimi vizave do te perdoret si kale shtese beteje shtese ne karrocen e saj elektorale per te pohuar suksesin e performances se saj drejt integrimit evropian. Precedentet ne te shkuaren jane te fresketa.
Ndonese hyrja ne NATO u materializua edhe me kontributin e opozites qe nuk e perdori Gerdecin dhe veton e saj per ofensive politike ndonese aplikimi i Shqiperise si vend kandidat per ne BE ndodhi nje muaj para zgjedhjeve me pohimin solemn qe nuk do te perdorej si aset elektoral ndonese rruga e Kombit u be me taksat dhe jo me ndonje grant te politikaneve etj mazhoranca jo vetem kapitalizoi fisnikerisht keto evenimente por dhe denigroi dhe zhvleftesoi teresisht kontributin perkates te opozites kur ajo ishte prezent.
Nderkohe ne rastin e liberalizimit te vizave gjasat jane qe monopolizimi te jete absolut dhe arroganca e mazhorances ne zenitin e saj duke interpretuar perpjekjet e opozites per liri respekt te votes dhe transparence totale ne shoqeri si kundervenie ndaj procesit te liberalizimit te vizave.
Diagnoze dhe kure
Ndersa nuk mund te imponoje etike dhe fisnikeri tek te tretet opozita ka ne dore lojen e saj. Ajo nuk e ka luksin te jete thjesht mbrojtese apo markuese ndaj lancimeve dhe axhendes se qeverise.
Ne te kundert duhet te jete iniciatore e debatit dhe krahas perpjekjeve per transparence duhet te ofroje strategji edhe me te detajuara per daljen nga rrethi i veshtiresive sepse elektorati nuk deshiron thjesht dhe vetem te dije perse-ne e se tanishmes por dhe pranine dhe arsyen perse ka nje alternative me te mire per te.
Diagnoza e veshtiresive nuk mund te perbeje qellim me vete por terren per te parashtruar kuren e radhes dhe opozita qe eshte e denuar te fleje me dorezat e boksit veshur kete e ka detyrim per ta bere transparente prezente dhe integrale per te qene gati per cdo moment te marre fatin e qeverisjes ne dore duke mos u ndikuar nga efekti surprize i zgjedhjeve te parakohshme.
Publiku deshiron te dije jo thjesht se cfare do te behet me pronat sepse ato patjeter duhet te respektojne te drejten e panegociushme te pronareve por cila do te jete strategjia e materializimit te saj si shtylle e demokracise sikurse ai deshiron te dije se cili do te jete perfundimisht strategjia ekonomike e ketij vendi - turizmi apo industria e cimentos bujqesia dhe industria e lehte dhe ushqimore energjia permes burimeve hidrike apo qymyrit dhe mullinjve te eres vend e pa vend edukimit dhe arsimimit krijues apo atij regjistrues politike e jashtme kombetare proaktive apo per inerci dhe te qullte perballe fqinjeve gjithnje e me arrogant etj dhe ketu opozita duhet te jete e qarte dhe e vendosur per te shpalosur prioritetet dhe balancat perkatese.
Unitet ne diversitet
Krahas arsyetimit publik perse duhet larguar qeveria dhe argumenteve perse ia vlen te votohet strategjia opozitare nje aspekt i rendesishem i opozites eshte kohezioni kompaktesia dhe integriteti i saj per te menaxhuar vetveten perballe levizjeve centrifugale te qena apo te paqena dhe sulmeve te vete mazhorances.
Kjo jo fale disiplines dhe liderit te forte por permes unitetit ne diversitet qe ka perbere gjithnje nje tipar atraktiv te kampit roze.
Te qenit ne opozite nuk eshte imunizim nga sindroma e luftes brenda llojit ndaj duke mos i marre gjerat te mireqenia pertej ruajtjes se ekuilibrave parimore brenda radheve te saj ku ndersa mundesohet zeri ndryshe respektohet ai i shumices ftesa per bashkeveprim duhet te jete e hapur per gjithe faktorin relevant politik qe sinqerisht ndan vlera te perbashketa me te per te ardhmen e shoqerise.
Popullariteti i nje platforme apo dhe karizmes se nje lideri nuk perben garanci per fitore.
Elektorati duhet te perceptoje njekohesisht se mbas tyre qendron nje force solide me energji te mjaftueshme per te ndryshuar realitetin sikurse ai shpreson. E tanishmja nuk perben sfide vetem per mazhorancen.
Nese i merr gjerat te mireqenia ajo qe rrezikon me shume ne betejen e befte elektorale eshte vete opozita qe ne kete rast nuk do te zhgenjeje vetem vetveten por dhe pritshmerine e nje shoqerie qe meriton me shume.