Reagon Braçe: Gjoba ndaj meje, akt politik

“Kundërshtoj vendimin e gjykatës ndaj meje. Gjoba 1 milionë lekë është një vendim i pastër politik. E refuzoj, nuk e pranoj dhe do ta kundërshtoj këtë vendim menjëherë. Por, sot vetëm nisi, nuk u mbyll. Çështja nuk është personale, por mbështetet fort në një interes publik, fushat e naftës në jug”, tha Braçe gjatë një konference për shtyp.
Ai theksoi se në sistemin gjyqësor është krijuar një kasë, që nis nga gjykatat më të ulëta e shkon në më të lartat dhe, i cili ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë për korrupsionin dhe të ndëshkueshmërisë për ata që e denoncojnë atë.
Gjykata e Tiranës vendosi dje gjobitjen me 1 milionë lekë të deputetit Braçe, pas kërkesë-padisë së bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Ajo pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin dhe reputacionin.
/Start/E.B/
2012-02-10 13:15