Krimet e Renda, 31 vjet burg per babe e bir

Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 31 vjet burg dhe 13 milione leke gjobe, rreth 110 mije euro, babe e bir te akuzuar per trafik prostitucioni.
Trupi gjykues i shpalli dy te pandehurit fajtore, ndersa dha vendimin perkatesisht me 15 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe per te pandehurin Astrit Pata, ndersa per djalin e tij, Nelgertin, gjykata dha denimin me 16 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe.
Sipas hetimeve te prokurorise, i pandehuri Pata, ne vitin 2004, eshte njohur me te demtuaren Silvana K. dhe i ka premtuar martese dhe nje jete me te mire ne Greqi.
Pasi jane nisur te dy ne vendin helen, sipas akuzes, i pandehuri, nepermjet dokumenteve false, e ka derguar ne Norvegji te demtuaren, ku e ka pritur i biri Nelgert Pata. Me pas ky i fundit e ka detyruar te prostituoje, ndersa i pandehuri Pata e ka kercenuar ne telefon, duke e urdheruar qe te vepronte sic thoshte i biri i tij.