Krimet e Rënda, 500 urdhra për përgjime në vit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gjykata e Krimeve të Rënda ka firmosur përgjimin e 500 bisedave telefonike të 500 personave gjatë vitit të shkuar. Përgjimet janë kryer nga policia dhe prokuroria për të zbardhur kryesisht linjën e trafiqeve të paligjshme. Por shifra e konsiderueshme e personave që janë mbajtur nën përgjim konsiderohet si e lartë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili së bashku me ministrin e Drejtësisë, kanë qenë të pranishëm në analizën vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nënkryetari i KLD-së është shprehur jo vetëm kundër numrit të konsiderueshëm të përgjimeve, por ka tërhequr vëmendjen e gjyqësorit në respektimin e procedurave për kryerjen e tyre.
Problemet
Togat e zeza të Krimeve të Rënda, përveç pasqyrimit të punës së tyre, kanë bërë evidente gjatë analizës dhe problemet e legjislacionit që hasin gjatë punës. Një ndër problemet ka qenë dhe ndryshimi i cilësimit ligjor të veprës nga ana e Gjykatës së Apelit, lidhur me kuptimin e tentativës sipas nenit 22 i KP, në veçanti për figurën e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Për rrjedhojë, vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë cenuar edhe në caktimin e masës së dënimit, duke e ulur atë.
Për këtë problem është mbajtur qëndrim i kundërt nga ana e Gjykatës së Lartë, posaçërisht me kuptimin e konceptit të “tranzitimit” të lëndës narkotike. Kështu, edhe gjatë vitit 2008, problematika e hasur në praktikën gjyqësore të viteve të mëparshme, lidhur me kuptimin e anës objektive të veprës penale të trafikimit të narkotikëve, parashikuar nga neni 283/a i KP, ishte evidente. Koncepti se kur quhet e konsumuar plotësisht kjo vepër penale e kur konsiderohet e mbetur në tentativë, kuptimi i “tranzitimit të lëndës narkotike në territorin e vendit tonë dhe ai i kalimit fizik të saj përtej kufirit shtetëror, nuk janë konsoliduar. Në fakt, vendimet e dhëna në disa raste nga Gjykata e Lartë, kanë qenë në favor të koncepteve të qëndrimit
të mbajtur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, por ka pasur edhe raste kur çështja nuk ka kaluar për gjykim në atë gjykatë. Togat e zeza theksojnë se është e domosdoshme që për këtë problem Gjykata e Lartë të mbajë qëndrim për unifikimin e praktikës gjyqësore. Prishja e vendimeve për shkak të ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues, është një tjetër problem që hasin gjyqtarët në këtë gjykatë. Sipas tyre, nëse në ndonjë rast vendimi i Gjykatës së Apelit ka qenë i drejtë e bindës, sepse pjesëmarrja e anëtarit të trupit gjykues kishte shkak
papajtushmërie, në disa raste të tjera vendimi nuk ka qenë i drejtë. Është fjala për cenimin e vendimeve nga ana e Gjykatës së Apelit për shkakun se gjatë gjykimit të çështjes në përbërje të trupit gjykues ka pasur ndryshim të njërit prej anëtarëve të tij.
Në lidhje me mënyrën e procedimit në gjykim, gjatë vitit 2008 Gjykata ka qenë më fleksibël në lidhje me vlerësimin e kërkesave për gjykim të shkurtuar. Rezulton se një numër i konsiderueshëm i çështjeve janë kryer me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe efektivisht në një kohë të shkurtër. Rastet që janë pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të
pandehurit dhe që është proceduar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, duke çmuar që çështja mund të zgjidhej në gjendjen në të cilat ndodhen aktet, përbëjnë rreth 45 % të çështjeve të përgjithshme.
KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur në analizën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Tiranës. Në këtë mbledhje morën pjesë zv.kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Në fjalimin e tij, Spahiu u shpreh se përgjimet nga gjykata nuk duhen bërë duke shkelur procedurat. Sipas Spahiut, janë bërë 500 vendime për përgjime nga gjykata. KLD-ja do të mbrojë vetëm gjyqtarët me integritet, u shpreh Spahiu.
Gjatë vitit 2008
• 31 çështje me 73 të pandehur për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike neni 283/a të KP.
• 14 çështje me 25 të pandehur për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, nenet 110/a, 114/b, 128/b të KP
• 15 çështje me 49 të pandehur për veprën penale të trafikimit të armëve neni 278/a të KP
• 4 çështje me 12 të pandehur për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit” parashikuar nga neni 298 të K.P
• 11 çështje me 17 të pandehur për veprën penale të rrëmbimit ose
mbajtjes peng të personit, parashikuar nga neni 109 të K.P
• 8 çështje të tjera me 44 të pandehur për vepra të tjera penale.
Të gjitha çështjet e gjykuara/ shqyrtuara
Kërkesa për gjykim(çështje themeli) 145
Masa sigurimi 277
Kërkesa për sekuestro në bazë të LPGKO 22
Kërkesa për lejim përgjimesh 500
Kërkesa të tjera penale 77
Totali 1021
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009