E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja e satelitëve, globi në panik

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Prej dhjetëra vitesh ekspertët kanë paralajmëruar për orbitat e ndryshme që vërtiten rreth planetit tonë. Duke u dëndësuar aq shumë, një ditë ato mund të shkaktonin përplasjen e dy satelitëve dhe si pasojë krijimin e miliona copëzave të rrezikshme që do të fluturonin të lira në hapësirë. “Ndarja e mëtejshme e këtyre copëzave hapësinore do të rrezikojë satelitët”, - thuhej nga ekspertët që prej majit të vitit 1994. Por nuk vonoi dhe kjo ndodhi 15 vjet më vonë pikërisht të martën. Mbetjet e shkaktuara nga kjo përplasje tashmë janë duke fluturuar në hapësirë me trajektore të paparashikuara, dhe mund të përbëjnë kërcënim real për “Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare” që gjendet 215 mile larg me 3 astronaut në bord, edhe pse zyrtarët e mohojnë diçka të tillë. “Fatkeqësisht, kjo është hera e parë”, - thotë Nikolas, L. Xhonson, për përplasjen - kryeshkenctari i copëzave orbitale në “Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës”. Aksidenti ndodhi diku 490 milje mbi Siberinë Veriore, rreth mesnatës me orën aziatike. Dy satelitë komunikimi, një rus dhe një amerikan u copëtuan në një përplasje të heshtur. Si pasjojë radarët ushtarakë në tokë, gjurmuan sasira të mëdha pjesësh që drejtoheshin si sipër ashtu edhe poshtë orbitave. ”Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë më parë në hapësirë”, - thotë Xhonson. “Kemi pasur dhe përplasje të tjera aksidentale ndërmjet atyre që ne i quajmë objekte mostra, por që ishin shumë herë më të vogla se këto për sa i përket madhësisë. Këto dy satelitë komunikimi janë objekte të përmasave shumë të mëdha”. Sateliti amerikan ishte i tipit “Iridium”, nga një yllësi e “anijes kozmike 66”. Liz DeCastro, drejtoresha e komunikimit të korportatës “Iridium Satellite” me bazë në Bethesda, Meryland, tha se sateliti peshontë rreth 550 kg, trupi ishte më shumë se 3.6 metra i gjatë, pa përfshirë panelet e mëdha diellore. Në një deklaratë kompania tha se kishte humbur një satelit funksional pas përplasjes me një satelit rus jofunksional. “Edhe pse kjo ngjarje ka një ndikim të papërfillshëm për shërbimin e “Iridiumit”, thuhej në deklaratë, kompania po merr masa të menjëhershme për të llogaritur dëmin”. Gjithsesi telefonat e lëvizshëm mund të përdoren kudo në botë, pasi sinjali i tyre nuk është ndërprerë. Johnson tha se sateliti rus mendohet të ketë qenë jofunksional, por zyrtarë të ambasadës ruse në Uashington nuk kanë pranuar të komentojnë ngjarjen. Shkenctari tha se radarët gjurmues ushtarakë të SHBA-së, nuk kanë mundur ende të zbulojnë numrin e saktë të copëzave të përplasjes. “Do të duhet dhe pak kohë”, - tha ai. “Nuk mund t i injorojmë këto objekte të vogla kur janë kaq afër me njëra-tjetrën. Vetëm pas disa ditëve ne do të kuptojmë më mirë rreziqet e tyre. Ato mund të jenë shumë, me dhjetëra, për mos të thënë me qindra dhe janë me të vërtetë kërcënim për stacionin hapësinor dhe ekuipazhin e tij”, - tha ai. “Copëza satelitësh i janë drejtuar tashmë lartësisë së stacionit hapësinor. Rreziku për stacionin, - shtoi Xhonsoni, për momentin mendohet të jetë shumë i vogël”. Në rastin më të keq, ne do tentojmë t i shmangim. Ato që mund të shkaktojnë dëmin më të madh nuk janë copëzat e dukshme, por ato më të voglat që nuk mund të shihen.” Në Hjuston, kontrolluesit e “Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor”, kanë arritur deri tani të shmangin orbitën e tyre nga copëzat e objekteve që afrohen me shpejtësi marramendëse, sa që mund të shkaktojnë goditje shkatërruese, edhe pse mund të jenë shumë të vogla. Xhon Jembrik, një zëdhënës i “NASA”-s në Uashington, tha se agjencia tani për tani e ka vlerësuar rrezikun e një përplasjeje të mundshme me copëzat e shpejta si “shumë të vogël. Kërcënimi, - shtoi ai, është përcaktuar dhe është i pranueshëm”. Shkencëtari Xhonson, i cili punon në Qendrën Hapësinore Xhonson, në Hjuston, tha se këto copëza që lëvizin të lira në hapësirë, mund të jenë një kërcënim për satelitët e tjerë dhe kjo mund të sjellë një reaksion zinxhir. “Ajo që po përpiqemi të bëjmë tani, është të përcaktojmë rrezikun”, - tha ai. “Këtë jemi duke bërë, por nga ngjarja nuk kanë kaluar më shumë se 48 orë. Për momentin prioriteti ynë është të përgatisim stacionin për misionin e ardhshëm në hapësirë”.

Mbetjet e shkaktuara nga kjo përplasje tashmë janë duke fluturuar në hapësirë me trajektore të paparashikuara, dhe mund të përbëjnë kërcënim real për Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare që gjendet 215 milje larg me 3 astronautë në bord

”Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë më parë në hapësirë”, - thotë kryeshkencëtari i copëzave orbitale në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës, Xhonson. “Kemi pasur dhe përplasje të tjera aksidentale ndërmjet atyre që ne i quajmë objekte mostra, por që ishin shumë herë më të vogla se këto për sa i përket madhësisë

Nuk mund t i injorojmë këto objekte të vogla kur janë kaq afër me njëra-tjetrën. Vetëm pas disa ditëve ne do të kuptojmë më mirë rreziqet e tyre

Këto copëza satelitësh që lëvizin të lira në hapësirë, mund të jenë një kërcënim për satelitët e tjerë dhe kjo mund të sjellë një reaksion zinxhir. “Ajo që po përpiqemi të bëjmë tani, është të përcaktojmë rrezikun”, - tha Xhonson. “Këtë jemi duke bërë, por nga ngjarja nuk kanë kaluar më shumë se 48 orë

Ky lajm është publikuar: 14/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›