Krimet e Rënda hetojnë zhdukjen e Belegut, ish-këshilltar i Priftit
Autori i Lajmit: Redaksia
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për zhdukjen e ish drejtorit të Darfo-s, Eduart Belegu, një javë pasi kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë dhënë rezultat.
Dosja është dorëzuar nga policia e kryeqytetit pranë organit të akuzës që heton veprat penale të rënda, ndërsa hetimet kryesore të prokurorëve po përqendrohen në zbardhjen e dyshimeve nëse bëhet fjalë për rrëmbim apo për largim me dashje.
Hetimi
Për shkak se ka hipoteza se, Belegu mund të ketë rënë pre e ndonjë rrëmbimi, por edhe për shkak të statusit të tij publik, i njohur si ish-këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe ish administrator i kompanisë së Ferrokromit, “Darfo, çështjen e kanë marrë Krimet e Rënda dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Eugen Beci. Pjesëtarë të grupit hetimor nuk dhanë detaje pasi ende nuk ka të dhëna të qarta se çfarë rrjedhë do marrin hetimet, ndërsa po kryhen verifikime nëse i zhdukuri ka pasur apo jo konflikte personale me ndonjë shtetas tjetër. Eduart Belegu, baba i dy fëmijëve jetonte në Tiranë së bashku me familjen e tij. I akuzuar muaj më parë së bashku me tre persona të tjerë për vjedhje me anë të shrytëzimit të detyrës, Gjykata e Lartë kishte lënë masën “detyrim me paraqitje” çdo të enjte. Por të mërkurën e kaluar, sipas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij në komisariatin numër 1, mësohet se Belegu i ka çuar mesazh të vëllait ku i thoshte të mos e kërkonin sepse ishte larguar vetë. Disa orë pas këtij mesazhi, të afërmit e të zhdukurit kanë trokitur në polici, ndërsa agjentët e krimeve arritën të gjejnë vetëm automjetin Range Rover në pronësi të Belegut, që ishte braktisur në zonën e Laprakës. Mësohet se në automjet nuk janë gjetur gjurmë kompromentuese, ndërsa shpresohet që tabulatet telefonike të zbardhin komunikimet e të zhdukurit.
Akuza
Ish-këshilltari i Ministrisë së Ekonomisë, Privatizimit dhe Energjetikës, Artur Belegu u akuzua se në bashkëpunim ka “vjedhur” materialet e shtrenjta të uzinës së Ferrokromit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, në një vlerë të përllogaritur në 6 milionë euro. Eduart Belegu akuzohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes me anë të shfrytëzimit të detyrës” për periudhën 2004-2007, gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë koncesionare “Darfo”. Së bashku me të, në pranga kanë rënë edhe drejtorët Artur Belegu e Tonin Gjonaj, si dhe juristi Fatos Pengu. Ai me një vendim gjykate ishte lënë i lirë, në detyrim paraqitjeje.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010