E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, ja si duhet të veprojnë qytetarët pas pagesës

Autori i Lajmit: Redaksia

Agjencia e Legalizimit shpjegon mënyrën se si qytetarët që kanë fituar të drejtën e legalizimit të banesës të tërheqin formularët në agjentin e ALUIZNIT, për të gjithë atë që kanë bërë aplikimin për pagesën me bono. Gjithashtu, qytetarët që bëjn pagesën në zyrat e ALUIZNIT, duhet që më pas të dorëzojnë formularin që marrin nga banka në drejtorin e hipotekës, kjo procedurë është për të gjithë ata që paguajnë me bono dhe me Cash. Agjenci shpjegon të gjitha mënyrat se si bëhet pagesa me bono privatizimi, dhe se si duhet të veprojnë më pas, pra qytetarët duhet që pasi, kanë bërë pagesën ta dorëzojnë fletën e pagesës në hipotekë. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, publikon për Qarkun e Durrësit 3741 emrat fitues, për të cilët ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor i kalimit të pronësisë te parcelës ndërtimore. Agjencia e Legalizimit, njofton qytetarët që dëshirojnë të shlyejnë detyrimet me bono privatizimi, që sipas listës së më poshtme, në bazë të një grafiku, të paraqiten pranë zyrës rajonale Durrës, për të dorëzuar kërkesën për mënyrën e pagesës me bono privatizimi sipas përcaktimeve në ligj. Ky formular gjendet në zyrën Rajonale të ALUIZNI-t, si dhe në ëeb-site, të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t www@aluizni.gov.al. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vijë e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, (vijë e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›