Fule: “Anëtarësimi në BE, në duar të shqiptarëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Nga ana tjetër, Fule ka reagur sërish dje për situatën politike në vend. Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Stefan Fule, shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut në Shqipëri. Në një intervistë, Fule deklaron se anëtarësimi i Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve. “Mesazhi im për Tiranën është shumë i qartë. Së pari, unë shpreha vlerësimin tim për progresin që është bërë: Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe Këshilli i Evropës i ka kërkuar Komisionit Evropian të përgatisë opinionin për këtë vend”.
Fule vë theksin “në rëndësinë e kritereve të samitit të Kopenhagenit që detyrojnë politikën të zgjidhë krizën. Unë shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut në Parlament. “Komisioneri për Zgjerimin Evropian nënvizon më tej se “shumë gjëra janë në duar të shqiptarëve”. “Unë shpresoj shumë,- vazhdon Fule,- që ata do të bëjnë progres dhe të tregojnë se kanë një demokraci të maturuar. Përgjegjësia bie mbi dy partitë politike, partia në pushtet dhe opozita.
Fule pranon se Shqipëria ka bërë shumë progres në 20 vitet e fundit. “Fakti që Këshilli i Evropës i kërkoi Komisionit të përgatisë një opinion, është provë e progresit të bërë në Shqipëri. Sidoqoftë,- vazhdon Fule,- kjo nuk do të thotë se e gjithë puna është bërë dhe unë mendoj se ky është mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi dhe Kroacinë, e cila duhet të hapë negociatat për kapitullin e 23-të të lirive themelore dhe juridike”.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010