E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, në gjendje të rëndë një 57-vjeçar

 

VELIPOJË-Një aksident automobilistik ka bërë që një 57-vjeçar të përfundojë në spital. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të Velipojës dhe në këtë aksident automobilistik Dedë Feraj është plagosur rëndë. Viktima është shoqëruar në spitalin e Shkodrës për të marrrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Gjendja e tij është kritike për jetën, kanë bërë të ditur mjekët. Ai është aksidentuar me automjetin e tij. Deri tani nuk janë zbardhur ende shkaqet e kësaj ngjarjeje. Por policia po punon për të identifikuar fajtorin.Anila Dushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›