Krimet e Rusisë në Ukrainë, SHBA program për mbledhjen e provave

“Observatori i Konfliktit” është program më i ri i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kapur dhe analizuar provat e krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Programi i Departamentit të Shtetit synon të dokumentojë, verifikojë dhe mbledhë prova të veprimeve të forcave ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. BBC bën me dije se me anë të programit “Observatori i Konfliktit”, Departamenti i Shtetit do mbledhë imazhe satelitore dhe informacione të shpërndara nëpërmjet mediave sociale si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për çdo krim lufte.
“Një platformë online do të ndajë publikisht informacionin e mbledhur për të ndihmuar në hedhjen poshtë të çdo përpjekjeje për dezinformim nga qeveria ruse”, tha Departamenti i Shtetit.
/rtsh.al/