133 persona humbën jetën nga rënia e avionit në Kinë, hetuesit: Nuk kishte defekt, u rrëzua nga dora e njeriut

Avioni Boeing 737 e kompanisë kineze China Eastern me 133 persona në bord është rrëzuar nga dora e njeriut më 21 mars 2022 në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore. Grupi hetimor ka zbuluar nga kutia e zezë se rrëzimi i avioni është shkaktuar me vendim të vetë njeriut dhe jo nga ndonjë defekt i mundshëm.
Sipas hetuesve kutia e zezë tregoi se avioni Boeing me 133 ka rënë në mënyrë të vullnetshme nga një person që ndodhej në kabinë në atë moment. Ajo që mbetet e paqartë është nëse ai person ishte një nga pilotët apo një person tjetër.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta amerikane Wall Street Journal e cila citon burime nga grupi hetimor, të cilët kanë dyshuar se avioni para se të rrëzohej ka bërë manovra të rrezikshme dhe të dyshimta që nga trajektorja e mjetit fluturues.
“Ajo lloj zhytjeje vertikale, pa asnjë thirrje radioje të çfarëdo lloji nga ekuipazhi i fluturimit, tregon qartë që është një veprim njerëzor,” tha një konsulent i sigurisë së aviacionit.
Avioni Boeing 737 u rrëzua më 21 mars 2022 në pjesën lindore të Kinës dhe humbën jetë të gjithë persona që ndodheshin në bord.
/rtsh.al/