“Krimet e diktaturës s’mund të dënohen me retorikë”
03/03/2010 Presidenti pret përfaqësinë e ish-të përndjekurve
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit që pati dje me një përfaqësi të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, tha se krimet e periudhës së diktaturës nuk mund të dënohen vetëm me retorikë. Deklaratën e tij ai e bëri pasi mori si dhuratë në shenjë vlerësimi librin e autorit Bedri Blloshmi të titulluar “Fabrikimi i Vdekjes”, në të cilin botohet e plotë historia tragjike dhe dosjet e Sigurimit për poetët e ekzekutuar në mënyrë makabër nga diktatura komuniste, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. “Ky libër jo vetëm përmban vlera historike dhe dokumentuese, por shërben si një pikë referimi që shoqëria shqiptare duhet ta lexojë e të mundohet që të përfytyrojë krimet e periudhës diktatoriale, të cilat nuk mund të dënohen dot duke përdorur thjesht retorika”, tha dje kreu i shtetit shqiptar. Presidenti Topi e siguroi sekretarin e Përgjithshëm, Besim Ndregjoni të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmin, vëllanë e poetit të ekzekutuar nga regjimi komunist në korrik të vitit 1977, si dhe botuesen Miranda Gjyzeli, për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore për rehabilitimin dhe ri-integrimin e kësaj shtrese në të gjitha aspektet e jetës shoqërore të vendit.