Trafikantët e drogës e prostitutave maskoheshin si “Topoxhixho” e “Balu”
03/03/2010 Në 2 operacione shkatërrohen rrjetet e mjeshtreve shqiptarë. Kapet drogë e armë
Në dy operacione, shtrirë në zona të ndryshme të Italisë u kapën mjeshtret shqiptarë, zanatçinj të vërtetë të trafikut të pluhurit dhe mishit të bardhë. Në të dyja rastet bandat shqiptare kishin krijuar ortakëri me rumunët dhe italianët, si dhe ishin organizuar me rregulla strikte. Njëri nga operacionet (shkatërrimi i rrjetit të trafikut të drogës) u quajt “Disneyland” sepse trafikantët e drogës gjatë komunikimeve përdornin emra të njohur të filmave për fëmijë si “Topo Xhixho, Paperino, Balu, etj”, ndërsa aksioni tjetër (gjetja e bazës ku femra nga Evropa Juglindore shfrytëzoheshin si prostituta) u emërtua “Tabula Rasa”. Gjatë operacionit “Disnayland”, organizuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm u lëshuar 34 urdhër arreste për 14 shqiptarë, 9 italianë dhe një rumun. Një prej të arrestuarve shqiptarë me iniciale R. U., 28 vjeç, mundësonte trafikun e kokainës nga Lombardia në Umbria, ndërsa i gjithë rrjeti merrej me shitje të heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të Italisë. Ndërkaq, në aksionin “Tabula Rasa” u angazhuan 100 ushtarakë të karabinierëve të Savonës, Xhenovës dhe Torinos, ku u arrit të arrestoheshin 17 persona shqiptarë dhe italianë, të cilët organizonin shfrytëzimin e vajzave si prostituta dhe trafikun e kokainës. Në pranga ra kapoja i bandës Indrit Deda, 27 vjeç, u çliruan disa vajza që mbaheshin me forcë, si dhe u sekuestruan pistoleta dhe 500 gramë kokainë e pastër.