E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet për ndërtimin e hidrocentrali të Ashtës

03/03/2010 Prezantohet projekti

SHKODER- Muaji mars do të shënojë fillimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës mbi lumin Drin. Kjo është deklarata e bërë dje nga përfaqësuesit e kompanisë “Verbund” gjatë një takimi prezantues me drejtuesit më të lartë vendorë të qarkut Shkodër, përfaqësues të kontaktorëve pjesëmarrës në zbatimin e projektit, si dhe përfaqësues të komunitet të komunës Bushat ku do të ndërtohet ky hidrocentral, i katërti mbi lumin Drin. Menaxheri i kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij HC Dietmar Reiner bëri prezantimin e projektit, ku theksoi se krahas ndërtimit të një burimi të rëndësishëm të energjisë elektrike, ndërtimi i kësaj vepre do të ndikojë dhe në ekonominë e familjeve të zonës, të cilat do të kenë mundësi më të mëdha punësimi. Ndërkohë u bë e ditur se ndërtimi i këtij hidrocentrali nuk do të shkaktojë asnjë dëm në zonën ku do të ndërtohet. Kapaciteti i hidrocentralit të Ashtës do jetë rreth 50 MW (megavat).

Sipas kontratës, ndërtimi hidrocentralit të Ashtës do të përfundojë në vitin 2012. Kompania “Verbund” do ta ketë me koncesion për 35 vite dhe më pas do i kalohet plotësisht shtetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›