E Diel, 1 Nëntor 2026

Debatet për ligjin e ri të SHISH, nesër komisioni i sigurisë. Ja nenet e debatueshme

Ndryshimet në ligjin e SHISH krijojnë një situatë vërtetë polemikash mes specialistëve por edhe ligjbërësve. Nesër në komisionin parlamentar të Sigurisë pritet të diskutohen sërish ndryshimet e paraqitura nga maxhoranca, por se kjo nuk është pritur mirë nga opozita. Përfaqësues të saj më shumë s enjë herë i kanë cilësuar këto ndryshime si përpjekje të Berishës për të uzurpuar këtë institucion. Së fundi kryetari Edi Rama e ka shndërruar ndryshimet në ligj, si pjesë e bisedimeve dhe negociatat me Berishën.

Por edhe më e tendosur bëhet situata kur sipas mediave, të pakënaqur me këto ndryshime janë edhe ndërkombëtarët. Janë disa përfaqesues dhe diplomatë të huaj që kanë shprehur shqetësim për këto ndryshime aspak të nevojshme dhe që i ndryshiojnë objektin e punës këtij isntitucioni.

Ja ndryshimet që pritet të kryen dhe që kanë kontestime

është në ligjin aktual

1. Drejtori i SHISH informon dhe raporton te presidenti i Republikës dhe te kryetari i Këshillit të Ministrave për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

Projekti për ta ndryshuar
1.Drejtori i SHISH i paraqet kryeministrit një raport vjetor për punën e shërbimit, si edhe i raporton atij në çdo kohë dhe për çdo çështje që lidhet me veprimtarinë e tij.

Nuk ëstë vëstirë të dallosh mënyrën e raportimit që ishte në ligjin ekzistues dhe të ndryshimeve. Në variantin që pritet të ndryshiohet drejtori i SHISH nuk i raporton më prsidentin por kyemisntrit për gjithçka dge në çdo kohë.

Ja dhe ndryshimi i dytë:

është në ligjin ekzistues
2. Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike, si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›