Gj. e Krimeve të Rënda bën analizën vjetore

Ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje për vdekjen e kolegut të tyre gjyqtarit Xhelal Elezi, analiza vjetore e Gjykatës së Krimeve të Rënda e më pas ka vazhduar me publikimin e shifrave të punës që është bërë për 365 ditë të viti 2009-të. Sipas kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, mësohet se në vitin që shkoi janë dhënë 4 vendime me burgim të përjetshëm, si dhe 583 lëeje për përgjime telefonike.
Por në këtë analizë nuk ka munguar as fjala e zv.kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili mes lavdërimeve dhe kritikave ka treguar për punën që ka bërë kjo gjykatë.
Edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Olsian çela ka vlerësuar me nota maksimale punën e realizuar në një vit të këtij organi në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.
Por në këtë analiza nuk u anashakalua edhe shtyrja e seancave gjyqësore ku një nga shkaqet është mungesa e avokatëve. Një tjetër shqëtesim është edhe rritja e veprës penale ajo e trafikimit të qenieve njerëzore.