Krimet e luftës, Haxhiç të hënën para trupit gjykues

I dyshuari për krime lufte në ish Jugosllavi, Goran Haxhiç i cili pas arrestimit u transferua nga Serbia në Gjykatën e Hagës, do të dalë për herë të parë para trupit gjykues ditën e hënë.
Ish udhëheqësi i pakicës serbe në Kroaci akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Haxhiç akuzohet për vdekjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbimin e mijëra njerëzve në kohën e luftës në Kroaci në fillim të viteve 1990.
52- vjeçari pas shtatë vitesh në arrati u arrestua ditën e mërkurë në Serbi dhe të premten u ekstradua në Gjykatën e Hagës.