E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shpërthim eksplozivi në banesë, nuk dihen autorët

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në katin e nëntë të një pallati në Vlorë, në banesën e një shtetasi, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se sasia e eksplozivit, ende e pa përcaktuar, ka shpërthyer brënda banesës.
 

Lënda plasëse është vendosur nga persona ende të paidentifikuar, ku ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur viktima, ndërsa mësohet se i plagosuri është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
 

Tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po kryen veprimet proceduriale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›