E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Kosova do të njohë Qeverinë e Libisë

Kosova së shpejti do të marrë vendimin, për të njohur Qeverinë rebele të Libisë, e cila është duke luftuar për rrëzimin e diktatorit Gaddafi, ndërsa mbështetet me sulme edhe nga Aleanca më e fuqishme në botë, NATO.

Këtë deklaratë e ka bërë Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili tha se Kosova është duke monitoruar situatën rreth kësaj çështje, ndërsa një vendim mund ta marrë së shpejti.
 

Ai po ashtu bëri të ditur se me pjesëtarë të Qeverisë rebele është takuar gjatë qëndrimit në Etiopi. “Ne do t`i intensifikojmë marrëdhëniet me rebelët, unë i kam takuar ata në Etiopi”, tha më tej Pacolli.

Ai bëri të ditur se Qeveria është duke u konsultuar me miqtë ndërkombëtarë, ndërsa në momentin e duhur, Kosova do ta njohë këtë Qeveri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›