E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e luftës, Selimi dhe 5 ish-pjestarët e UÇK-së sot para gjyqit

selimiKosovë- Pas dyshimeve të djeshme për krime lufte mbi ambasadorin kosovar në Tiranë Sylejman Selimi dhe pesë ish-ushtarakëve të UÇK-së, ata sot pritet të dalin para gjyqit.

Edhe pse Selimi nuk ka pasur asnjë ftesë për tu paraqitur, avokati i tij ka thënë se zyrtarët e EULEX-it dyshojnë që edhe ai është përfshirë në krime lufte.

Koha Ditore shkruan se ambasadori ka mbërri dje nga Tirana dhe sot pritet të paraqitet në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse ambasadorit Selimi do ti shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.

Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty bashkë me Selimin, do të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, të cilët qysh dje po mbahen në mbajtje.

Të gjithë këta akuzohen për krime lufte, arrestime, torturime dhe trajtim çnjerëzor, në kundërshtim me rregullat e luftës, gjatë luftës në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›