E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, të shtëna me armë, një në pranga

TEPELENË- Të shtëna me armë në qytetin e Tepelenës. Sipas policisë së këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh, për motive të dobëta.

Policia raporton se ka mundur të vërë në pranga personin që ka hapur zjarr. Ai është 20-vjeçari Sparti Goshi.

Po sipas policisë, mësohet se nga të shtënat nuk ka të lënduar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›