E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, përplasi me makinë 45-vjecarin, arrestohet autori

ELBASAN- Përplasi për vdekje me makinë 45-vjeçarin, arrestohet autori. Burime nga policia e Elbasanit, bëjnë me dije se kanë arrestuar Riza Osmani, 40-vjeç.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, pranë ‘Zonës së Doganës’ në Elbasan. Sipas të dhënave të para nga policia viktima mendohet të jetë përplasur nga një automjet në momentin kur ka qenë duke dalë nga makina e tij. Pas aksidentit makina është larguar nga vendngjarja.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›