Avokatët refuzojnë Dritan Dajtin, dështon seanca tek Krimet e Rënda
Tiranë- Ka dështuar sërish procesi gjyqesor ndaj të akuzuarit të drejtësisë shqiptare Dritan Dajti, pasi dy avokatët e caktuar nga gjykata nuk janë paraqitur në seancën e sotme.
Sipas avokatëve ata kanë çështje të tjera, e për këtë arsye nuk mund të ishin në gjyqin e Dajtit. Sakaq Gjykata e Krimeve të Rënda ka tentuar të zhvillojë gjyqin pa avokat, por Dajti është larguar nga salla pasi kërkon mbrojtje ligjore.
Seancën e shkuar avokat Ndue Pjetra i kërkoi gjykatës që për të bërë mbrojtjen e Dajtit gjykata duhet ta paguajë jo me tarifat e zakonshme, por me një shumë prej 200 mije euro si dhe kërkon një muaj kohë që të njohë dosjen.
Kur ka shkuar në rreth 75 numri i avokatëve që refuzojnë dhe kur lista e avokatëve kryesisht po shkon drejt fundit, një avokat sfidon Dajtin, por gjykata pas tërheqjes i rrëzoi të dyja kushtet e Pjetrës sepse një shumë të tille gjykata nuk ka nga e siguron.
Precedenti Dajti
Dajti, i cili ka studiuar për drejtësi, duket se ka themeluar precedentin e parë në drejtësinë shqiptare. Ligji parashikon se i pandehuri nuk mund të gjykohet pa avokat, e në këto kushte, Dritan Dajti nuk pranon të marrë avokat. Ligji thotë se gjykata mund të caktojë një avokat kryesisht, sipas një liste që ka në dispozicion nga vetë dhoma e avokatisë. Por paçka gjykata i ka caktuar, por «çuditërisht» avokatët tërhiqen të gjithë, një e nga një, nga çështja.
Përmes kësaj praktike, Dajti ia ka dalë të bllokojë zhvillimin e procesit për katër vjet me radhë dhe kur kanë dështuar në mënyrë të njëjtë mbi 207 seanca të njoftuara. Në këto kushte, kur drejtësia është vënë përballë një dështimi të paprecedent, përballë pamundësisë për të bërë një gjyq, gjykata i është drejtuar disa herë publikisht KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë duke fajësuar avokatët për këtë dështim. Teksa vetë këta të fundit propozuan edhe rastin e Italisë, kur një i pandehur u gjykua pa praninë e një avokati.
Dajti akuzohet se më 9 gusht të 2009-ës ka vrarë katër policë në zonën e plazhit në Durrës.