E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e luftës në Kosovë, EULEX-i arreston tre luftëtarë të UÇK-së

Kosovë- Tre ish-luftëtarë rebelë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK janë arrestuar nga Policia e BE-së mbi krimet e luftës të kryera kundër civilëve në vitin 1999.

Një zëdhënës i EULEX-it tha se dy burrat ishin anëtarë të forcave të Sigurisë së Kosovë, KSF që trajnohen nga NATO-ja.

“Të dyshuarit janë akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi.

Nuk ka ende detaje për akuzat e të tre të dyshuarve. Por raportet sugjerojnë se rasti ka të bëjë me vrasjen e dy mbështetësve të ish-politikanit të moderuar Ibrahim Rugova.

Rugova, i cili vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 2006, shërbeu si presidenti i parë i Kosovës, pasi shumica etnike shqiptare e vendit u shkëput nga Serbia në vitin 1999.

Tahir Rrecaj, avokati i njëri nga burrat, tha se të arrestuarit janë të dyshuar për vrasjen e dy civilëve shqiptarë etnikë në qershor të vitit 1999, vetëm disa ditë pas përfundimit të luftës,

FSK-ja është një forcë e armatosur me 2.500 trupa për t’iu përgjigjur krizave, e cila është themeluar në vitin 2009. Paraardhësja e tij, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, mori në rradhët e saj shumë luftëtarëve të UÇK-së.

10.000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë, shumica prej tyre shqiptarë etnikë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›