E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ-i lë vendin pa ujë, stakon energjinë elektrike në ujësjellësat debitorë

Tiranë- CEZ shpërndarje ashtu si edhe kishte paralajmëruar ditët e fundit u ka ndërprerë mëngjesin e sotëm energjinë elektrike Ujësjellësave debitore ndaj saj, duke stakuar kështu pompat e furnizimit të mijëra qytetarëve me ujë të pijshëm në disa qytete të vendit.

Mësohet se ditën e sotme janë stakuar pompat në ujëssjelësin e Elbasanit dhe Fushe Koqes, kjo e fundit furnizon me ujë Kurbinin dhe Durrësin.

Duke krijuar një situatë të rëndë pasi ndërprerja e energjisë sjell edhe mungesën e ujit duke paralizuar furnizimin në të gjithë qytetin e Laçit, po ashtu edhe në zonën bregdetare të Durrësi. Në qytetin e Lezhës nuk ka probleme me furnizimin me ujë, qyteti nuk rezulton debitor ndaj CEZ-it pasi e ka paguar energjinë në masën 60%. Por Kurbini dhe zona bregdetare e Durrësit se kalojnë cakun e 60%-shit të pagesës së energjisë elektrike ndaj CEZ-it.

I njëjti problem është shënuar edhe në qytetin e Sarandës, ku uji mungon që prej orës 09:00 të së premtes e sipas banorëve ka ardhur pa një njoftim paraprak.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›