Aksioni i policisë: Oficeri kapet me 52 kg heroinë e 8 kg kokainë
Pranga policit të Antidrogës dhe 9 anëtarëve të grupit të trafikut të drogës në Tiranë, Elbasan e Vorë. Emrat e të arrestuarve.
Anoril Cani, specialist në Policinë e Shtetit, kapet me grupin e trafikut.
Super-aksioni, dhjetë të arrestuar në Tiranë, Elbasan e Vorë.
SHKB-ja dhe Policia e Tiranës çmontuan dje një rrjet të trafikut të drogës, ku bënte pjesë edhe një oficer i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Brenda një ore, mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës ka bllokuar 54.3 kilogramë lëndë të dyshuar si heroinë, 7-8 kilogramë lëndë të dyshuar si kokainë dhe mbi 100 kilogramë përzierës. Personazhi kryesor që ra në pranga gjatë aksionit ishte shtetasi Anoril Naim Cani, 31 vjeç, me detyrë specialist në departamentin e Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Aksioni ka nisur dje në orën 18:30, në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Forcat e posaçme të Policisë Tiranë vepruan në momentin kur ngarkesa me drogë do të nisej drejt Elbasanit, duke vënë në pranga njëherësh në Tiranë dhe në Vorë dhjetë persona.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)