E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtepite kushtojne me pak me qira, me shtrenjte t'i blesh Eglantina Nasi

Me mire te rrish me qira, sesa ta blesh nje shtepi te re. Keshtu duket te pakten po te analizosh trendin rrites qe po pesojne nga muaji ne muaj cmimet e blerjes se nje banese te re. Ndryshe nga ai i indeksit te cmimit te qirase, i cili duket te jete me i ngadalte ne ecurine progresive te tij. Referuar te dhenave me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise rreth tregut te banesave, konstatohet se "ne pjesen e pare te vitit 2012, indeksi i cmimit te banesave ka shenuar nje rritje mesatare prej 3.3% ne terma vjetore, kundrejt nje rritje prej 2.3% te indeksit te cmimit te qirase". Kurse ne terma tremujore, ekspertet e BSH-se kane cituar se "eshte shenuar nje renie e indeksit te qirase me 6.3%, ne nje nivel me te ulet se ai i fundit te vitit 2011, ndersa indeksi i cmimit te banesave eshte rritur me 3.6% duke qendruar me lart se niveli i fundit te vitit 2011". Dhe ne fund te periudhes, citohet se raporti midis ketyre dy indekseve te banesave, arriti ne 2.14 nga 1.96 qe shenonte ne fund te vitit 2011. Gjithcka duket se flet per nje rritje me te shpejte ne treg te cmimeve me te cilat mund ta blesh nje shtepi te re, sesa ajo e cmimeve per te jetuar me qira brenda mureve te saj. Dhe ne vazhden e analizes se tregut te banesave per gjysmen e pare te ketij viti, ekspertet e bankes qendrore kane marre ne shqyrtim edhe ate te kredimarrjes ne kuadrin e tij. "Kredia per blerje pasurie te paluajtshme eshte tkurrur edhe ne kushtet e nje kerkese me te ulet nga individet, nderkohe qe cilesia e saj vijon te perkeqesohet", cileson raporti i lartpermendur. Duke argumentuar se

"fakti qe indekset e banesave jane rritur ne nje kohe kur kredia per blerje pasurie te paluajtshme eshte tkurrur, eshte nje tregues i kompleksitetit te faktoreve qe ndikojne kerkesen per pasuri te paluajtshme, sikunder mund te jete gjithashtu edhe nje tregues per nevojen e permiresimit te metodologjise se ndertimit te indekseve". "Tkurrja e kredise per pasuri te paluajtshme ka ardhur edhe ne kushtet e nje kerkese me te ulet te individeve per kredi per shtepi, ndonese ne tremujorin e dyte te periudhes ka nje permiresim ndaj tremujorit te pare", cileson me tej raporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›