E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Krimet e luftës në Ukrainë, OKB miraton rezolutën për nisjen e hetimeve! Kina voton kundër

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar rezolutën për të nisur një hetim mbi akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Ukrainë.

Rezoluta u miratua me 33 vota pro, ndërsa kundër ishin vetëm Kina dhe Eritrea Pati.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra krime lufte në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i çili filloi në fund të shkurtit.

Ambasadori rus në OKB, Genadi Gatilov, reagoi menjëherë pas miratimit të rezolutës, duke e konsideruar “rrugë politike të perëndimit për ta demonizuar Rusinë”.

“Në vend që të diskutojë shkaqet e vërteta që çuan në krizën në këtë vend dhe të kërkojë mënyra për t’i zgjidhur ato, ‘Perëndimi kolektiv’ po organizon një tjetër rrugë politike për të demonizuar Rusinë”, tha ai.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e krimeve të supozuara të Rusisë në Ukrainë./ Sky News

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›