E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e tyre i kanë parë në lajme/ Çfarë ndodh në burg me minorenët që vrasin?

Drejtoresha e e burgut të të miturve, Marinela Alia në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus me gazetaren Elona Gjylmi tha se trajtimi i të rinjve të dënuar është i përqendruar te rehabilitimi dhe rikthimi i tyre në shoqëri.

Znj.Alia thekson se në këtë institucion nuk ka vend për gjykim apo trajtim të ashpër ndaj të miturve që janë bërë pjesë e lajmeve për krime të bujshme.

Drejtoresha deklaroi se të miturit krijojnë edhe lidhje shoqërore mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Elona Gjylmi: Në burgjet e tjera ku janë të rriturit, në paraburgime, personave që kanë kryer krime që kanë qenë shumë mediatike apo që janë komentuar, iu bëhet një pritje ndoshta jo shumë dashamirëse. Si ndodh këtu? Sepse ke pasur të mitur që kanë dalë në lajme. Janë komentuar në lajme për krimin që kanë bërë.

Marinela Alia: Në këtë institucion nuk ndodh, sepse detyra jonë është të akomodojmë, trajtojmë, rehabilitojmë dhe ti nxjerrim të denjë për shoqërinë. Secili prej nesh këtu nuk është askushi të gjykojë veprën penale.

Elona Gjylmi: Zënë miq, krijojnë miqësi?

Marinela Alia: Patjetër që po! Krijojnë miqësitë dhe shoqëritë e tyre sipas preferencave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›