Ministri Prifti: Jaka s'është kryetar, i pavlefshëm vendimi i Dhomës së Tregtisë
TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifiti shpall të pavlefshëm vendimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për zgjedhjen e Nikolin Jakës në kryer të kësaj dhome.
Në një letër drejtuar zyrtarëve të këtij institucioni, Prifti argumenton se "mbledhja e 24 tetorit është zhvilluar duke shkelur statusin dhe procedurat ligjore në fuqi për Dhomën e Tregtisë". Sipas Priftit, tjetër shkelje është se Nikolin Jaka nuk ka qenë anëtar i Asamblesë së Dhomës së Tregtisë, pra nuk plotëson një prej kritereve bazë për tu zgjedhur kryetar.
Letra mbyllet me konstatimin se këto zgjedhje janë zhvilluar në kundërshtim të plotë me statusin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Reagimi i ministrit Prifti vjen sot kur kryetari i i ri Jaka ka thirrur mbledhjen e pare te Dhomes se Tregtise se Industrise.
***********
Jakaj: Gjykata më shpalli të pafajshëm
25 tetor
Nikolin Jakaj, i zgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë, e cila e quajti të pavlefshme zgjedhjen e tij.
"Kam dorëzuar pranë sekretariatit të Dhomës së Tregtisë vendimin e prerë të gjykatës së Apelit e cila më shpall të pafajshëm"- ka thënë ai gjatë një prononcimi televiziv.
Sipas tij, Ministria e Ekonomisë nuk ka marrë informacionin e duhur mbi procesin dhe se zgjedhja e tij në krye të Dhomës së Tregtisë është bërë në përputhje me gjithë rregullat.
Nderkohe ky dikaster reagoi nje dite pas zgjedhjes se Jakes, permes nje njoftimi per shtyp. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:
'Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet.
Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale.
Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori.
Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.