E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Berisha po vjedh pronat e popullit

Tiranë, 1 nëntor NOA Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi doli sot në një deklaratë për shtyp ku u shpreh se kryeministri, Sali Berisha po merr pronat publike e private.

Pas këtij demonstrimi të paligjshëm force, fshihet pushteti i paligjshëm i Sali Berishës, që u është turrur pronave publike dhe private me një babëzi e verbëri të paparë.

Kjo dhunë bëhet për t'i detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hijena kudo.

Kjo dhunë tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, që vjedh pronat e popullit, votën e tjetrit, biznesin e tjetrit, pronën e tjetrit.

Është e patolerueshme, e papranueshme, që këto gjëra të ndodhin në mes të ditës, në mes të Tiranës deklaroi Shalsi.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›