LSI: Opozita të shmangë mitingjet kundër integrimit në BE

Tiranë, 1 nëntor NOA Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhonasto ka deklaruar sot se opozita po përdor mitingje kundër integrimit të shqiptarëve në Evropë.
Dua të shpreh keqardhjen për thirrjet për radikalizim që po dëgjohen nga tribunat e protestave të opozitës.
Është vërtetë për të ardhur keq, të thirrje të tilla të dëshpëruara e anakronike, rrjedhin në kah krejtësisht të kundërt me përpjekjet kombëtare të gjithë politikës për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt BE-së dhe marrjen e statusit të vendit kandidat deklaroi Haxhinasto.
Sipas tij, opozita aktuale dhe lidershipi i saj ka humbur sensin e realitetit, ndjeshmërinë politike të nevojave që kanë qytetarët e këtij vendi për më shumë punësim, arsimim, shërbim shëndetësor e përkujdesje sociale.
Në emër të LSI-së i bëjmë thirrje opozitës socialiste dhe përfaqësuesve të saj të zgjedhur të reflektojnë dhe të kujtojnë se premtimi që i kanë bërë shqiptarëve më 28 qershor ishte integrimi në Evropë dhe lëvizja e lirë, dhe jo mitingjet kundër këtij integrimi përfundoi Haxhinasto.
k.k/NOA