E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi ekonomik, hidhnin në qarkullim monedha falso, 4 në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, pasi kanë hëdhur në qarkullim një sasi të konsiderueshme monedhash ë falsifikuara.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme specialistët kundër krimit ekonomik  në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Valuta II’, kanë arrestuar Emiljan Qosen, 21- vjeç, Gazmend Vulaj, 22-vjeç, Tom Prozhmi, 22-vjeç, Nikoll Sterkaj, 20-vjeç.

Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini bëri me dije se kapja dhe arrestimi i të rinjve u arrit pasi nga hetimet rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri – tjetrin, vendosnin në qarkullim kartmonedha të falsifikuara të cilat ishin të prerjeve 1000, 2000 lekëshe si dhe dollar amerikan të prerjes 50-tëshe.

Policia në cilësinë e provës materiale sekuestroi paratë fallco, ndërkohë po vijon punën hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Falsifikimit të monedhave”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›