Krimi kibernetik shtohen kallezimet per vjedhjen e e-maileve e facebook
Bum kallëzimesh për vjedhjen e e-maleve apo faqeve të rrjeteve sociale në internet në policinë e Tiranës.
Për gjashtëmujorin e parë në seksionin që heton krimet kibernetike janë regjistruar 30 denoncime, nga të cilat vetëm dy janë rastet ku janë cënuar sisteme sigurie bankare apo biznesesh private, ndërsa të tjerat I përkasin pikërisht vjedhjes apo tjetërsimeve të identiteteve në internet.
Padyshim që rastet më të rëndësishme I përkasion pikërisht dy çështjeve të zbulimit të autorëve të vjedhjes me anë të kartave të klonuara bankare, apo autorit të vjedhjes së sekreteve dhe listës së klientelës së një agjencie udhëtimesh për t’I përdorur rivali I saj.
Por edhe rastet e thyerjes së paswordeve janë vlerësuar maksimalisht nga hetuesit e policisë.
Pak kohë më parë Ambasada Amerikane njoftonte qytetarët shqiptarë që të bënin kujdes me mashtrimet që u bëheshin me anë të emal-eve për fitimin e lotarisë amerikane.
Kurse drejtoria e përgjithshme e policisë u bënte thirrje të bënin kujdes me mashtrimet po me anë të email-eve për fitimin e shumave të ndryshme parash.
Oficeri Jica këshillon që në asnjë nga këto raste të mos jepen të dhënë personale, dhe të mos bien pre e mashtrimeve duke u dërguar pagesa për shërbimet që u rekomandohen.